Juncker: S’ka pajtim brenda BE për negociatat me Maqedonine e Veriut

Bora Basholli
epa06564584 President of European Commission Jean-Claude Juncker (L) accompanied by Macedonian Prime Minister Zoran Zaev (R), gestures during the press conference in the Government building in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 25 February 2018. Juncker arrives on a one-day work visit to FYR of Macedonia during his Balkan tour. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, pranoi se tani për tani nuk ka pajtim të plotë midis vendeve anëtare të BE-së për të autorizuar hapjen e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut.

“Unë e di se disa shtete anëtare kanë disa shqetësime. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për t’i bindur ato”, tha Juncker.

Presidenti i KE-së, priti kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Juncker theksoi se Komisioni e ka bërë të qartë se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet e mundshme dhe se tani i mbetet Këshillit të BE-së që të mbajë pjesën tjetër të premtimit.

Zaev nga ana e tij i kujtoi bashkëbiseduesit evropian se vendi i tij kishte detyra të qarta, të cilat i ka përmbushur, dhe se tani pret që pala evropiane të tregojë mirëkuptim.
“Hapja e negociatave është një garanci unike për ruajtjen e stabilitetit të brendshëm dhe një impuls reformash në Maqedoninë e Veriut, me efekte pozitive në të gjithë rajonin”, tha Zaev.
Javën e kaluar, Komisioni Evropian përsëriti rekomandimin e pakushtëzuar të tij, drejtuar Këshillit të BE-së, për të miratuar hapjen e negociatave të pranimit midis Brukselit dhe Shkupit.

Debati i parë në këtë drejtim do të mbahet më 18 qershor, por nuk ka garanci se do të merret një vendim përfundimtar.

Juncker tha se qëllimi i Komisionit Evropian ishte që vendimi të merret “gjatë verës.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • UN SDI GJE CFAR THUA TI

    KA FJALE TE KQIA PER JU NGA DISA TE TJER

    PUNE KURVASH BE-JE

    JUNKER NUK FUNXIONON NE RREGULL KUR

    NUK ESHTE I POMPUAR NE DROGE E ALKOHOL

    BISEDA KURVASH

  • Pra Europa kurve si gjithmone. Ju jeni OK si Shqiperia. I keni bere detyrat por ja… jane disa vende qe kane shqetesime. Kjo eshte nje turp i madh per Europen. Nese keto dy vende I kane plotesuar rekomandimet ahere duhet tu hapet dera. Nese jo I thuhet se do prisni pas dere sepse nuk i keni plotesuar detyrimet. Edhe me ha edhe me djeg thote nje fjale e urte.

  • Mashtruan / degjenruan / sabotuan
    zhvillimet Demokratike per 30-vjet me mekanizmat e tyre
    ne Shqiperi e degjenruan Vlerat e Shoqerise
    duke mbeshtetur ne politiken e vendit banda kriminelesh

    e injorante me qellim te degradimit total te vendit dhe mbasi e rriten distancen me kto popuj ne cdo aspeekt
    dhe ja shkaterruan gjithe ekonomine ktyre vendeve me politikat e mashtrimit me ane te organizatave mashtruese e sabotuese te shtetit ligjor ne Shqipei si OSBE etj duke i kthyer shekuj pas ne mesjete –

    sot flasin si njerez ordinere pa asnji lloj pergjegjesie si shkerdhata !

    Kta nuk jane njerez por kafshe thjeshte kanibale .

    Ja pra se kush eshte BE-ja e tregoj qarte surratin prej putane te vjeter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *