Gratë japoneze ‘heqin’ takat

Edona Llukacaj

Rreth 20,000 gra kanë nënshkruar një peticion në internet në Japoni, duke i kërkuar qeverisë të ndalonte kompanitë që të kërkonin takë të lartë, si pjesë e kodeve të veshjes së punës. Peticioni u fillua nga shkrimtarja e pavarur Yumi Ishikawa, e cila thotë se ishte e nevojshme të mbante këpucë të pakëndshme për punën e saj me kohë të pjesshme në një sallë funerali.

“Pas punës, të gjithë veshin atlete ose këpucë të sheshta ,” tha ajo në peticion, duke theksuar efektet shëndetësore të të veshurit këpucë të larta çdo ditë, duke përfshirë dhimbjen e shpinës, deformimin e këmbeve etj.

Ajo theksoi se ishte e qartë se kompanitë nuk kishin të njëjtat pritshmëri të pakëndshme nga kolegët e saj meshkuj.

Ishikawa, gjithashtu, nënvizoi se ajo shpresonte se kërkesa e saj do t’i “lehtësonte gjërat për të gjithë, duke krijuar një mjedis pune pa barra të panevojshme”.

Lëvizja e Ishikawas është quajtur fushata #KuToo, e cila i referohet dy fjalëve japoneze – kutsu, që do të thotë këpucë, dhe kutsuu, që do të thotë dhimbje. ‘Diskriminimi seksual’

Pas një takimi në Ministrinë e Punës, Ishikaëa u tha gazetarëve se kishte takuar një zyrtare femër që dukej të kishte simpati ndaj kauzës.

“Sot ne kemi parashtruar një peticion duke bërë thirrje për futjen e ligjeve që ndalojnë punëdhënësit të detyrojnë gratë të veshin rroba, siç është diskriminimi seksual ose ngacmimi”, tha ajo.

Ministria e Shëndetësisë e Japonisë po shqyrton gjithashtu peticionin.

Në vitet e fundit, gratë japoneze kanë kritikuar mungesën e përparimit në trajtimin e seksizmit në institucionet anembanë vendit. Një shembull është ai në Universitetin Mjekësor të Tokios gushtin e shkuar, ku u zbulua se aplikimet e femrave ishin hedhur poshtë dhe meshkujt ishin fa vorizuar në bazë të gjinisë, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkomëtare.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *