Çekia dhe Sllovakia Rusisë: Ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar

Edona Llukacaj

Qeveritë çeke dhe ajo sllovake kanë reaguar kundër asaj që ata e shohin si ndryshimi i historisë nga ana e Rusisë në lidhje me pushtimin sovjetik të Çekosllovakisë në vitin 1968.

Ministria e Jashtme çeke tha të hënën se në projekt-ligjin e Rusisë për trupat e veteranëve shkruhet se trupat kanë marrë pjesë në pushtim për të shtypur “përpjekjet për grusht shteti” dhe për të stabilizuar situatën politike në Çekosllovaki.

Kujtojmë se trupat e Paktit të Varshavës patën pushtuar Çekosllovakinë në gusht të viti 1968 për të shtypur reformat politike dhe protestat antikomuniste, ato që iu dha emri ‘Pranvera e Pragës’.

Ministria e Jashtme, gjithashtu, deklaroi se pushtimi shkeli ligjin ndërkombëtar dhe u kundërshtua si nga udhëheqësit çekosllovakë ashtu edhe nga shumica e qytetarëve.

Kryeministri i Sllovakisë, Peter Pellegrini, që po përgatitet për një udhëtim në Rusi, tha se ndryshimet ligjore të propozuara “nuk kontribuojnë në besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin e mirë midis kombeve”, raporton Dita, duke iu referuar mediave të huaja.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *