Rusia ka njoftuar Shtetet e Bashkuara se ka tërhequr shumicën e personelit ushtarak nga Venezuela, tha të hënën Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Veprimi i Moskës është një humbje pushteti për presidentin socialist të Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili e mban pushtetin me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, kur më shumë se 50 shtete, përfshirë SHBA-në, kanë njohur presidentin e Asamblesë Kombëtare, Juan Guaido, si udhëheqës legjitim të përkohshëm të Venezuelës.
Kontraktori i mbrojtjes shtetërore ruse Rostec, i cili kishte trajnuar trupat venezueliane dhe kishte këshilluar për sigurimin e kontratave të armëve, ka shkurtuar ndjeshëm stafin e tij në Venezuelë, nga rreth 1.000 veta disa vite më parë në më pak se 100.
Ky veprim që përkon me dëshirën e deklaruar të Maduros për marrëveshje me opozitën e Guaidos nge dyshimet se ditët e presidentit socialist dhe të dhunshëm janë të numëruara, bën me dije DIta, duke iu referuar mediave amerikane.
e.ll./dita

“Veprimi i Moskës është një humbje pushteti për presidentin socialist të Venezuelës,”
ose më mirë një hapje rruge për amerikanët për ta sulmuar!!
shpresoj që ky debili të vër popullin para idiotësisë së tij për pushtet!!
ka vrarë boll debili!!