Një grua është gjetur e mbytur në fshatin Ndërnënas, në Libofshë të Fierit.
Sipas njoftimit të policisë lokale në bregun e detit është konstatuar nga peshkatarë të zonës një shtetase e pajetë.
Në vendngjarje u nis grupi hetimor i cili konstatoi trupin e një gruaje rret 70 vjeçe (ende e paidentifikuar) e cila dyshohet se është mbytur në det.
“U bë transportimi i saj në morgun e Spitalit Rajonal Fier dhe po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”.
e.ll./dita
