Dashi
Do të jetë sërish një ditë mjaft e ngarkuar e, sikur të mos mjaftojë e gjithë kjo, dikush nga të afërmit tuaj mund t’ju hapë një telash tjetër. Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një miku.
Demi
Kthjelltësia mendore dhe qetësia shpirtërore do të jenë dy elementë që do t’jua bëjnë ditën sot mjaft të mirë, falë një Afërdite mjaft aktive në shenjë. Shkëndija të një dashurie të re?
Binjakët
Edhe pse qielli juaj sot nuk është nga më të mirët, mjafton ylli juaj, Mërkuri, për t’u ndjerë të mbrojtur dhe për t’u vënë në pozita pune. Pak më shumë iniciativë do të thotë më shumë sukses.
Gaforrja
Me pak kujdes, sigurisht edhe me ndihmën e yjeve të tilla si Afërdita e, deri diku edhe Hëna, mund të arrini objektiva vërtet të pashpresuara. Eklokuanca juaj është arma për të fituar një zemër të re.
Luani
Edhe të lindurit e kësaj shenje sot duket se janë “të privilegjuar” pasi do të kenë mbi kokë një numër yjesh dashamirëse, me përjashtim të Hënës, e cila mund të hedhë ndonjë “vickël” në planin sentimental.
Virgjëresha
Edhe pse nuk është ndonjë momet pozitiv për ju, pasi janë një numër yjesh që nuk “ju shohin me sy të mirë”, duhet të bëni durim sepse situata do të ndryshojë shpejt. Frenoni entuziazmin e parakohshëm.
Peshorja
Gjeometritë planetare janë shumë harmonike, prandaj edhe dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse angazhimet tuaja do të vinë në rritje. Mërkuri ju jep një sens organizativ të admirueshëm.
Akrepi
Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e qetë, ndërsa ju vetë do të jeni disi të plogësht dhe me vështirësi do të rifitoni ritmet tuaja të zakonshme. Jeni pak melankolikë dhe kjo për shkak të Hënës në shenjë.
Shigjetari
Situata yjore e trazuar bën që dita e sotme të jetë shumë intensive, me të papritura që do t’ju imponojnë të ndryshoni herë pas herë objektivat tuaja. Vetëm Afërdita ju jep sinjale të qarta dashurie.
Bricjapi
Për shumë të lindur të kësaj shenje, është puna ajo që përbën angazhimin kryesor, prandaj është mirë që të mos i lini gjërat që kanë të bëjnë me të, pas dore. Momente magjike në dashuri.
Ujori
Edhe pse në përgjithësi qielli juaj është i qetë, gjendja juaj shpirtërore vazhdon të jetë jo edhe aq e mirë, prandaj sot do të jeni disi pasivë dhe pa shumë interes për gjërat që ju rrethojnë.
Peshqit
Një situatë e paqëndrueshme yjore për shkak të tranzitit të shumë planeteve e bën ditën tuaj shumë të ngarkuar në të gjitha aspektet. Megjithatë, pritet të kaloni një mbrëmje interesante në planin sentimental.
