Bindja Demokratike ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga media gjermane “Bild” për shit-blerje të votave në qarkun e Durrësit.
Deklarata e plotë:
Përgjimet e fundit të publikuara nga tabloidi gjerman “Bild” mbi fushatën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, ngre para nesh shqetësimin se mekanizmi korruptiv dhe kriminal për deformimin e votës, i përdorur në zgjedhjet e shkuara, është ende aktiv.
Sepse në qendër të skandalit është kryetari në detyrë i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ose hierarku më i lartë i Partisë Socialiste në gjithë qarkun.
I cili, sipas të gjitha të dhënave tona, është edhe propozuesi i kandidaturave për kryetar bashkie në Durrës dhe në Shijak.
Fakti që në vend të Dakos është caktuar një grua shumë e afërt me të, nuk e bën aspak më të qetë dhe më normale garën për Bashkinë e Durrësit.
Ndërkohë, kandidatit i Partisë Socialiste për Shijakun, Elton Arbana, është një ndër personazhet kryesore që kanë dalë në përgjimin e publikuar nga prestigjiozja gjermane, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi fushatën që do të zhvillohet në këtë qytet.
BINDJA DEMOKRATIKE paralajmëron qeverinë që të mbajë larg duart nga zgjedhjet e 30 Qershorit në qarkun e Durrësit dhe kudo tjetër në Shqipëri.
Ajo njëkohësisht fton partnerët ndërkombëtarë dhe vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it që të rrisin vigjilencën dhe ta trajtojnë këtë qark si një zonë me rrisk të lartë manipulimi, që fillon nga shitblerja e votës e përfundon me aktivizimin e segmenteve të kriminalizuara të shoqërisë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.
n.s. / dita

Sa per dijeni,nuk mbroj asnje shkeles ligjit,qofte i majte apo djathte,hajdut apo kriminel,bleres apo shites votash.Te tillet dua t’i shoh mbrapa hekurave….
Por,nuk jam hic dakort me deklaraten e ketij alias Ballici”.Ky bazohet ne nje pergjim te pa hetuar e gjykuar perfundimisht dhe vetem se ka permendje emrin…
Do e pranokan qendrimi e z.Patozi,sikur si te pranonte si te vertete,ate c’kane shkruar te tjeret per te,si bashkepuntor I sigurimit te shtetit,me pseudo in “… Ballici”, por qe eshte I pa sqaruar ligjerisht…
Prandaj o z.Patozi,mbaje kalin,se partija as for other dhe pushteti nuk fitohet me llafe katundi te pa vertetuara,por me ide,programe qe prekin zemrat e votuesve…
Sa per dijeni,nuk mbroj asnje shkeles ligjit,qofte i majte apo djathte,hajdut apo kriminel,bleres apo shites votash.Te tillet dua t’i shoh mbrapa hekurave….
Por,nuk jam hic dakort me deklaraten e ketij alias “Ballici”.Ky bazohet ne nje pergjim te pa hetuar e gjykuar perfundimisht dhe vetem se ka permendje emri…
Do e pranoja qendrimi e z.Patozi,sikur ai te pranonte si te vertete,ate c’kane shkruar te tjeret per te,si bashkepuntor i sigurimit te shtetit,me pseudonimin “… Ballici”, por qe eshte i pa sqaruar perfundimisht dhe ligjerisht…
Prandaj o z.Patozi,mbaje kalin,se partija as forcohet dhe pushteti nuk fitohet me llafe katundi te pa vertetuara,por me ide,programe qe prekin zemrat e votuesve…