Komiteti Shqiptar i Helsinkit pas monitorimit të zbatimin të ligjit Nr. 60/2016 ”Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” në kuadër të projektit “Për zbatim më të mirë të legjislacionit për sinjalizuesit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka dal në përfundimin se konkluzion në 3 vite nga hyrja në fuqi të ligjit nuk është dorëzuar asnjë sinjalizim në asnjë nga 11 ministritë e linjës
Komiteti Shqiptar i Helsinkit nga muaji dhjetor 2018 e në vijim ka monitoruar 11 ministri pranë të cilave janë ngritur njësitë përgjegjëse për trajtimin e ankesave të sinjalizuesve si dhe veprimtaria e Inspektoriatit të Lartë dhe Konfliktit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
“Ndonëse 2 vjet e dhjetë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, nuk është dorëzuar asnjë sinjalizim në asnjë nga 11 ministritë e linjës. Evidentohen mangësi në organizimin dhe funksionimin e njësive përgjegjëse, duke sjellë mungesë të rasteve të sinjalizimit.
Në përmbushje të një prej objektivave të ligjit, për nxitjen e sinjalizimeve të veprimeve apo praktikave të dyshuara të korrupsionit, këto njësi nuk kanë ndërmarrë hapa për ndërgjegjësimin e nëpunësve të ministrive për ligjin Nr. 60/2016.
Gjithashtu niveli i informimit për ligjin e sinjalizuesve dhe mbrojtjen e tyre konstatohet i pamjaftueshëm, përfshirë edhe etiketimin e sinjalizuesve me konotacion negativ si “spiunë”, “5 lekësha” apo “informatorë””, thuhet në reagim.
b.b/dita

ME TE KORRUPTUAR
JANE NE TIRANE ONSTOTUCIPNRT..OJQ DHE .OJF
Per cfare lighji flisni ju te KSHH-se?
A nuk e keni kuptuar se Rama ua ka mbyllur gojen te gjithe bpopullit qe te ankohet me “bashkeqeverisjen “?
A nuk e shihni se populli nuk ka ku te ankohet qe te denoncoje padrejtesite,shkeljet ligjore dhe korrupsionin e zyrtareve te shtetit dhe bashkive,se askush nuk te degjon,por te tregojne portalin kryeministror dhe gjykaten?
A nuk i keni pare se sa mijra ceshtje gjyqesore kunder shtetit kane hapur qytetaret ne Gjykaten Administrative?
A nuk i shikoni denoncimet ne Fiks Fare dhe Stop?
A nuk e keni degjuar edhe vete Ramen kur pranboi zyrtarisht ne 21.11.2018 se ae me “bashkeqeverisjen” i ka vene minat shtetit ligjor?
Cfare doni me ju te thone qytetaret,apo edhe ju beni sikur nuk shikoni e degjoni?