Shuhet ambasadori austriak, Thaçi: Dha kontribut për Kosovën

Bora Basholli

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me anë të një postimi në rrjetin social ka kujtuar ambasadorin Albert Rohan.

Thaçi shkruan se e kujton Rohanin si një njeri, që ka dhënë kontribut për Kosovën dhe paqen në rajon.

Më pikëlloi vdekja e mikut tim dhe të Kosovës, ambasadorit Albert Rohan. Si negociator në dialogun për statusin e Kosovës dhe si diplomat austriak.

Albert Rohan kontribuoi shumë për vendosjen e paqes në rajonin tonë. Do ta ruajmë kujtimin për të si një diplomat shembullor, që bëri shumë për popullin e Kosovës”, shkruan Thaçi.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *