Kryemadhi: Koha e Kryeministrit ka mbaruar! Dorëheqja, e vetmja rrugëdalje

Bora Basholli

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, me anë të një postimi në rrjetin social shprehet se faktet e bëra publike nga gazeta gjermane “Bild” i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi i organizuar për llogari të Rilindjes.

Kryemadhi deklaron se këto fakte janë vetën një pjesë e puzzle-it gjigand të bashkëpunimit të krimit të organizuar me zyrtarët e Rilindjes, të të gjitha niveleve.

Ajo ndër të tjera kujton se ka denoncuar publikisht me fakte që në tetor të 2017, lidhje të tjera të elementëve kriminalë direkt me Edi Ramën.

“Në fotografi mund të shikoni Edin të rrethuar nga “stafi” i tij elektoral në qarkun e Durrësit. Këto incizime nuk janë rastësi, as të vetmet prova për tjetërsimin e votës së shqiptarëve. Ato shtrihen kudo nga Jugu në Veri. Nga Shkodra në Dibër. Nga Elbasani në Lezhë. Nga Vlora në Berat. Nga Tirana në Fier. Kudo në të gjithë Shqipërinë” deklaron Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së thekson se tashmë për çdo shqiptar është më se e qartë se krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e votimit, në Parlament, në karrigen e Kryeministrit, në qeveri.

“Zgjedhjet, Parlamenti, Kryeministri dhe Qeveria janë ilegjitime.Koha e këtij Kryeministri ka mbaruar! Dorëheqja është e vetmja rrugëdalje e tij.Popullin nuk e ndal dot askush të thotë sot fjalën e tij dhe t’i rikthejë legjitimitetin zgjedhjeve, parlamentit, qeverisë, që sot janë marrë peng nga bandat e Rilindjes” përfundon Kryemadhi duke nënvizuar se nga opozita nuk do të ketë asnjë hap pas.

b.b/dita

Share This Article
7 Comments
  • Smund te rrinte pa dale Baxhella e partise Leshitdhise, arkitektja e vjedhjes votave me para apo ne kembin te vendeve te punes. Shporru Baxhelle. Ti dhe Likja me te Meta do jepni hesap para sovranit per vjedhjet marramendese qe I keni bere shqiptareve.

  • Nderrohe sistemin sa me pare zonja Cizme se po te vuajne femijet ne emigrim.Beje per ato krijesa te vuajtura.

  • ” Bild ” e gjen dot sa para kishte zarfi qe Meta i dha militantit te LSI ne Lezhe ?

    Kur Meta te dorehiqet per vidjon e 700 mije eurove e cila solli dhe vrasjen e 4 protestuesve , atehere te ike dhe Rama.

    Po ku keni fytyre ju mor te pafytyret me te ndyre te flisni per korrupsion e vjedhje votash.

  • Keshtu pastrohesh jo vetem ti,por e gjithe FAMILJA.
    E virgjer behesh,si cup e parritur.
    Bjeri trapit,se u kap me pras ne telefon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *