Letër Bashës nga Gjermania: Jo frymës së ’97-ës

Edona Llukacaj

Kryetari partisë demokratike, Lulzim Basha ka marrë një letër jo të zakontë. Letra i drejtohet Bashës nga fondacioni Besa në bavari, që përfaqëson bizneset shqiptare atje.

Në letër Bashës i kërkohet të hiqet dorë nga dhuna në protesta, si i takon partive europiane. Duke i bërë të qartë se udhëtimet drejt Shqipërisë po anullohen nga frika, atij I kërkohet të hiqet dorë nga politika vetë-izoluese e frymës së ’97-së, se populli shqiptar nuk e meriton këtë.

Letra e plotë:

I nderuar z.Lulzim Basha

Kur shteti rrezikohet duhet të veprojmë mençurisht te gjithë, ndërsa ju si opozitarë keni edhe obligim jo vetëm ligjor por edhe moral të ndikoni pozitivisht qe Shqipëria të fitojë në imazh.

Ne, bizneset bavareze të mbledhur rreth fondacionit Besa kërkojmë nga ju që në mënyrë imediate të ndikoni tek simpatizantët e juaj të cilët nuk janë të pakët, të angazhoheni ne frymën e Partive Popullore Europiane, familje së cilës i takon edhe Partia Demokratike.

Disa nga bizneset tona punojnë me vite te tëra suksesshëm ne dikasterin e turizmit dhe Hotelerisë prandaj kemi arsye të fortë të ju shkruajmë këtë letër. Disa klientë, të cilët me shumë angazhim janë bindur që të vizitohet Shqipëria, pasi kanë prenotuar plazhin e Dhërmiut, kanë kërkuar të tërhiqen këto prenotime, po deshët do të ju argumentojmë edhe me dokumente.

Protestat janë mjeti me demokratik gjë që praktikohen edhe në Gjermani, mirëpo nëse ato janë paqësore. Protesta e sotme ngjante më shumë me Farkistët ultra-socialist me fytyra të mbështjella.

Këto lloj protestash nuk i takojnë familjeve të partive popullore europiane.

Jemi duke vëzhguar situatën edhe me miq gjerman dhe parlamentar europian. Nuk duam që populli shqiptar të ripërjetojë vitet e ’97-ës, sepse kjo politikë është vetë-izoluese që nuk e meriton Shqipëria.

Shumica e biznesmenëve u takojnë Partive që  bëjnë pjesë në Partitë Popullore Evropiane dhe realisht jemi një familje me PD, prandaj si kolegë me të njëjtin drejtim politik ju drejtohemi shumë miqësisht. Njerëzit me fytyra të fshehura që gjuajnë fishekzjarre nuk mund t’i takojnë familjes së Partive Konservatore.

Trimëri në paqe është forcimi edhe dëgjimi i miqve dhe aleatëve që mbështetën Shqipërinë në rrugën europiane.

Trimëri dhe patriotizëm është forcimi i ekonomisë, dhe ofrimi i një alternative konkurruese por në institucione siç është Parlamenti.

Populli ju ka zgjedhur që në Parlament të luftoni e jo në rrugë. Keto janë rregullat e demokracisë për të cilën u sakrifikuan qindra e mijëra shqiptarë, pjesë e së cilës jeni edhe ju. Edhe z. Rama gjithashtu i apelojmë që të uleni me opozitën dhe të merreni vesh për Shqipërinë europiane, gjithçka është e mundur ne qoftë se e doni Shqipërinë.

Në diasporë nga Bavaria u jemi në dispozicion vëllazërisht të ju mbështesim pa kushte, vetëm që Shqipëria të përparojë sepse nëse Shqipëria është e fortë është edhe Kosova.

Ne emër të bizneseve Kosovaro-Bavareze Besa foundation

Ilir Seferi /Nënkryetar dhe zëdhënës.

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments
  • Po ulërimat e Bashës sikurse Fyrheri i Rajhut të Tretë në Bulevardin kryesor të Tiranës çdo natë protestë taman si Fyrheri në vitet 1930 A nuk janë një alarm i madh për Europën për rrezikun e ringjalljes së Nazizmit pikërisht në Shqipëri, po sjellja e Flamur Herman Geringut komandant i naziskineve të Mamurrasit a nuk është alarm

  • Mos u lodhni kot me Bashen , Salium dhe shpk Meta se e kane çeshtje mbijetese politike dhe fizike.

    Eshte e kote te argumentosh problemet dhe te perdoresh llogjiken me keto mbetje toksike qe shkojne drejt dekompozimit.

    97 nuk bejne dot. E para se 97 ishte revolte popullore per parate e grabitura ne firmat piramidale.
    E dyta , nuk ka budallenj sot qe te vritet per miljonet e Zenit, Argites , dhendrit e kunatit dhe e treta nqs do ndodhte , per keta bashibozuke burrgu do ishte si Venecia.

  • Hera e pare qe lexoj nji leter mjafte njerezore dhe kshilluese sikur kshillon vllau i madh vllan e vogel qe familja te perparoje me urtesi e ndershmeri qe te kete nji emer sa ma te mire e denjitoze ne shoqeri.

  • Jane sh ume arsye te punohet per rithimin e 1997,Se pari eshte sh petimi nga pergjegjesia e klanit PD.Eshte qellim r renimi I shtetit ,jo qellim ndertimi positive,jo e mira dh e intere si i populit.Eashte rikt him I shemtise dhe kaosit qe paten krijuar tete vjete e sundimit,me perbalte te shtetit dh e popullit shqiptar, te tentojne rkthimin e besimit te humbur nga Sovrani dhe shptimi nga “matja” e sirishme ne “kanarin e Hajudise’ ku shihin humbjen edhe me te thelle.Andaj e vetmja fornme e manure eh ste kaosi,dhuan,vandalizma dhe rruga e pa krye, jahste cdo norme demokratike e njerezore te kohes. Protestat e se shtunes ne Tiane e Beograd jane simetri politike rusosllave.te destinuara per deshtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *