Nëse nuk edukojmë që sot respektin

anazapta

Përshëndetje DITA. Po shëtisja në parkun e qytetit tim e më bëri përshtypje një burrë i vjetër që çapitej ngadalë me bastunin e tij. U ul në stolin e parkut e mori shkopin me kujdes, e pastroi, e vuri pranë vehtes. E pyeta për arsyet e kujdesit që tregoi për bastunin, e ai qetë-qetë me tha: “Vetëm ky më ka ngelur për t’u mbeshtetur. Njerëzit më braktisën, shkopi më ka ngelur”.

Më ngelën në mendje fjalët e këtij plaku të urtë. I nxorri nga thellësia e shpirtit. Njerëzit e tij ishin treguar të padrejtë e kishin braktisur  kishin ikur larg ndoshta për të mos e parë më. Më erdhi keq, shumë keq. Dëgjojme dita-ditës për braktisjen e të moshuarve, lënien e tyre në vetminë e pleqërisë. Mund të na vijë rradha edhe ne të tjerëve ndonjë ditë. Nuk është çudi nëse nuk edukojmë respektin dhe vlerat në brezat që po rriten.

 

Email nga adresa: [email protected]

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *