Në ditën e dytë të vizitës së tij të parë në Bruksel si president, Volodymyr Zelenskiy, presidenti i sapo zgjedhur i Ukrainës i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të shtojë sanksionet kundër Rusisë.
Pas negociatave të zhvilluara me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk më 5 qershor, Zelenskiy ka falënderuar BE-në për “mbështetjen e paluhatur” ndaj vendit të tij dhe ka bërë thirrje për “fuqizim të sanksioneve, në mënyrë që të kthehet paqja në Ukrainë”.
BE-ja tashmë ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë ngrirjen e aseteve dhe bllokimin e marrjes së vizave për individë dhe njësi ruse. Këto sanksione u vendosën pasi Moska pushtoi Gadishullin e Krimesë, territory brenda Ukrainës, në vitin 2014. Për më tepër, që atëherë, BE-ja i ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës, në konfliktin që ka lënë rreth 13,000 persona të vdekur.
Tusk ka thënë se duke realizuar vizitën e tij të parë si president në BE dhe selinë e NATO-s, Zelenskiy i ka dërguar një “sinjal të fuqishëm dhe të rëndësishëm” Rusisë.
Bashkimi Evropian “do të jetë gjithmonë i vendosur për t’i ndihmuar Ukrainës për të fuqizuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, stabilizimin e ekonomisë dhe kryerjen e reformave në sektorin e energjisë”, deklaroi Tusk, duke shtuar se blloku evropian do të jetë “i përkushtuar për pavarësinë e Ukrainës dhe integritetin e tij territorial”.
Kujtojmë se Zelenskiy është një aktor komik dhe pa përvojë politike, por ai ka mundur ish-presidentin e këtij shteti, Petro Poroshenko me shumicë të votive, pasi bëri të besojnë në programin e tij kryesisht të rinjtë.
e.ll./dita
