Dashi
Është përsëri Mërkuri në një orbitë të favorshme për ju duke bërë që krijueshmëria të jetë në nivelet më të larta. Mjaft pozitive duket edhe Afërdita në fushën sentimentale.
Demi
Pritet një ditë mjaft intensive për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje, pasi jo vetëm që duhet të konkludoni atë që keni nisur, por do të jeni shumë aktivë edhe në raportet me të tjerët.
Binjakët
Do të ndjeheni shumë të gjallëruar, pasi Mërkuri në shenjë ju sjell stimuj të rinj, të cilat do të bëjnë që të kaloni një dite shumë aktive. Mundohuni të jeni pak më praktikë në jetë.
Gaforrja
Pozicioni i aktual i Marsit në shenjë nuk ju favorizon edhe aq shumë, por kjo nuk do të jetë aspak një pengesë për të kaluar një ditë shumë të kënaqshme dhe çlodhëse. Mire edhe dashuria.
Luani
Do të vazhdojë edhe gjatë kësaj dite ndikimi i fuqishëm i Marsit në shenjën tuaj, prandaj do të jeni të elektrizuar e mjaft aktivë në shumë drejtime. Raportet ndërpersonale në përmirësim.
Virgjëresha
Duket se do të jetë një ditë e qetë, por tensionet dhe “përplasjet” janë akoma aty. Duhet vetëm një shkëndijë, prandaj kujdes. Mundohuni të zgjidhni në kohë një çështje të koklavitur.
Peshorja
Me Diellin dhe Mërkurin pozitivë në shenjë parashikohet vërtet një ditë mjaft interesante. Por duhet të tregoni shumë kujdes sepse ka të ngjarë të harroni gjëra shumë të rëndësishme për ju.
Akrepi
Me fillimin e kësaj jave, duket se edhe disa nga problemet që ju kanë munduar më shumë do të shkojnë natyrshëm drejt zgjidhjes. Mendoni vetëm për të kaluar një mbrëmje të këndshme.
Shigjetari
Janë një numër i madh planetësh e yjesh që ju mbështesin, duke garantuar kështu një ditë pozitive. Nuk do të mungojë edhe ndonjë ofertë e “papritur” nga dikush që ju ndjek prej kohësh.
Bricjapi
Dëshironi të bëni shumë për partnerin tuaj, por jeni të kushtëzuar nga “xhepi”. Megjithatë, dita do t’ju sjellë momente “magjike” me partnerin. Mjaft i mirë shëndeti.
Ujori
Në shumë aspekte e gjithë dita pritet të jetë shumë pozitive për ju që i përkisni kësaj shenje. Një udhëtim i këndshëm me partnerin do të bëjë të mundur që të harroni edhe ndonjë mosmarrëveshje.
Peshqit
Jeni aq shumë të “mbytur” në punën e përditshme se as që do ta vini re se dita kalon shumë shpejt dhe erdhe momenti për të menduar për mbrëmjen. Improvizoni diçka, do të jetë më bukur.
