Barazim në ndeshjen e fundit eliminatore, kundër Qipros, pika e parë pas tri humbjeve radhazi
Shqipëria e mbylli me barazim ndeshjen e fundit për eliminatoret e kampionatit botëror Brazil 2014, duke mos shkuar më larg se 0-0 në Qipro. Në Nikozia, skuadra e Xhani De Biazit u shfaq më këmbëngulëse dhe dominoi pothuajse gjithë takimin përballë një kundërshtari të pafuqishëm, por sërish nuk ishte në gjendje të shfrytëzonte rastet. Italiani i besoi sërish Salihit në sulm, ndërkohë që në krahun e djathtë u rikthye titullar Odise Roshi. Sulmuesi shkodran pati një rast të shkëlqyer që në fillim, por gjuajti jashtë përballë portës. Kuqezinjtë nuk krijuan shumë raste të pastër, ndonëse ishin gjatë gjithë kohës në afërsi të zonës qipriote. Vendasit, të braktisur edhe nga tifozët, nuk rrezikuan asnjëherë, ndonëse në pjesën e dytë u shfaqën më të gjallëruar dhe dolën në një numër kundërsulmesh. Me pikën e marrë dje, Shqipëria i jep fund serisë negative me tri humbje radhazi dhe ngjitet në kuotën e 11 pikëve, por duke mbajtur vendin e parafundit në renditje. Tani kuqezinjtë do të shpresojnë për një short më të mirë për evropianin Francë 2016, në fazën finale të të cilit do të marrin pjesë 24 skuadra, për herë të parë në histori.
Xhani De Biazi
“Patëm tri raste të mira, po luajmë mirë, po krijojmë raste, por na mungon finalizimi. Dëshironim të ktheheshim në shtëpi me fitore dhe na vjen keq për rezultatin, pasi i meritonim tri pikët. Megjithatë, pashë një dëshirë shumë të madhe të lojtarëve, por na mungon kualiteti”.

Nje mortje qe sju ha te tereve…!!!Mendohej te ishte nje ndeshje pa vlere ateher perse nuk u provuan lojtar te cilet nuk gjeten hapesira ne ndeshjet e “vleresuara” maksimalisht..Duhet te behet dhe nje aksion Fundi I Marrezis dhe per F.SH.F duke e rrethua me 6000 mije polic dhe duke bere nje analize te thelle te dokumentacionit te saj…Mjaft me keto turpe Kombetare…
P.S(duan dhe stadium te ri te bejne dhe nje dore me lek aty dhe ta mbyllin ciklin pastaj)
Duka duhet te ike. Qendroi gjate. Nuk ka ç’ jep me. Te rinovoje trajnerin ekzistues. Ai punoi. Rinovoi skuadren. Nuk kemi akoma nje stadium per te qene.
Shih Bosnjen. Ne boteror. Sukses i madh i tyre. Kujtoj. Ne mes te viteve ’90 ish trajneri i kombetares Neptun Bajko beri dy ndeshje me Bosnjen. Ato ishin ndeshjet e para te tyre. Ata e kane regjistruar ne historikun e futbollit se ndeshjen e pare miqsore e kane kunder Shqiperise. Rezultatet o:o dhe 1 me 0 per ne. Per 15 vjet ku jane ata e ku ne.
Nxirrni perfundime.