Pas të përditshmes gjermane ‘Bild’ e cila publikoi edhe përgjimet e pazareve të kryebashkiakut Vangjush Dako me pjesëtarin e grupit të ‘Avdylajve”, një tjetër media e huaj na dedikon një shkrim lidhur me situatën e drogës në vend.
Aty thuhet se Shqipërinë e konsideron si narko-shtetin e parë në Europë. Në shkrim përmendet edhe si bandat e drogës ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017.
Këtë herë në një tjetër kontinent, vice.com një media kanadeze shkruan për krimin në vend. Në hyrje të artikullit flitet për një brez të ri mes krimit të organizuar, papunësisë dhe parave të shpejta të drogës së klasit A.
“Një brez i ri shqiptarësh janë kapur mes krimit të organizuar të politikës, papunësisë dhe parave të shpejta të drogës së klasit A. “-shkruhet në artikull.
“Në shkurt, policia kapi 613 kilogramë kokainë të fshehur në një kontejner bananesh nga Kolumbia , e cila arriti në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Ka pasur edhe rritje të krimit nga konkurrenca e grupeve kriminale të shqiptarëve në Amerikën e Jugut. Në 2017, Remzi Azemi, një shqiptar i Kosovës i lidhur me trafikun e kokainës, u vra ndërkohë që udhëtonte me familjen e tij në Guayaqil, Ekuador. Vitin e kaluar, Ilir Hidri, një tjetër shqiptar i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës u vra në të njëjtin qytet. Paratë e drogës janë një pjesë rrënjësore e sistemit demokratik të Shqipërisë, sepse mënyra më e mirë për të siguruar votat e njerëzve është pagesa me para, dhe mënyra më e mirë e sigurimit të parave është tregtia e drogës.
Në janar, u zbulua se bandat e kokainës ndikuan në mënyrë të suksesshme në zgjedhje duke blerë vota. Afrim Krasniqi, koka e Institutit të Studimeve Politike tha se roli i grupeve kriminale në zgjedhjet e 2017 ishte më i madh se i partive politike.”-shkruhet ndër të tjera nga Vice.com.
b.b/dita

Ne Kanada ka shume saliste dhe udb-iste si dhe ruso-sllave. Sigurisht qe ky shkrim eshte i sponsorizuar apo blere nga keta krimba. Asgje me shume. Te besh akuza te tilla te renda kunder nje shteti duhet te kesh fakte. Perdoren disa emra trafikantesh qe qenkan vrare qe nuk kane asnje lidhje me Ramen apo shtetin shqiptar. Shteti shqiptar nuk eshte pergjegjes per trafikante shqiptare qe jetojne ne bote. Po ashtu, Rama ne 2017 ishte ne fuqi dhe mund te merrte para sa te donte nga arkat e shtetit per te blere votat. Perse duhet te merrte parate e trafikanteve? Dy gjera pa lidhje me njera tjetren. Po ashtu ka trafikante sa te duash ne Kanada. Kjo nuk do te thote qe shteti kanadez eshte i blere nga parate e trafikanteve. Trafikantet ka ne cdo shtet te botes qe nga Amerika, Kanadaja, Hollanda, Franca, Britania dhe shume vende te tjera. Kjo nuk do te thote qe perse ka trafiknate ne nje vend duhet qe politika te qenka e lidhur me keta trafikante. Pra, konkluzioni eshte qe keto jane ‘Fake News’ te paguara nga sherbimet inteligjente ruso-serbe kunder Edi Rames dhe qeverise se tij qe eshte kunder ketyre shteteve dhe interesave te tyre ne Shqiperi dhe Ballkan.