Shëtitje mëngjesi në Tiranë

J L

Në një periudhë të tensionuar fushatash, Kryeministri Edi Rama dhe kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, janë fotografuar së bashku mëngjesin e sotëm teksa ecin në rrugët e kryeqytetit.

Siç shihet dhe në foto, Rama dhe Veliaj janë parë duke ecur në zonën e njohur si Shallvaret, ku nuk kanë munguar edhe takimet me kalimtarë të rastit të cilët nuk kanë hezituar që t’i vlerësojnë për punën e bërë në kryeqytet dhe t’i kërkojnë Ramës dhe Veliaj një foto-selfie si kujtim.

j.l./ dita

 

Share This Article
3 Comments
  • Kryeprodukti i Partise ne kryeqeveritar i Shqiperise,sot ne mengjez nuk ka dal me citjane.Per te shitur popullaritetin e tije si nenprodukt i ngjyrave mavi.

  • MASHTRIM I GJALLE!
    MASHTRIM I NDYRE!
    MASHTRIM HIPOKRIT!
    Keta mashtruese vazhdojne te shetisin ne rrugen kryesore te Tiranes dhe te gjithe Shqiperise,per t’i treguar vetes se sa shume kane bere per Shqiperine!
    Kjo eshte e njejte me ate qe thote ky sharlatan per opoziten,se bertasin per te hequar friken nga vetja!
    Pse nuk vjen te shetisesh ne Yzberisht (KMY) o mashtrues,se edhe ketu jetojne njerez qe i detyrohesh t’u sherbesh njelloj si gjithe te tjhereve?
    Hajde te shikosh rruget me gropa e balte,plehra kudo,qen rrugace qe te lepijne atletet e tua,te shikosh cerdhet private neper pallate ku jane 50 femije ne nje dhome,atje ku ziejne edhe fasulet?
    Se ne Yzberisht kryebashkiaku juaj mashtrues ka marre miliona leke taksa vendore,por nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash e lulishte!
    Ku i ka cuar milionat tona ky mashtrues?
    Doemos ne ate rruge ku shetit ti tani per t’i treguar te huajve se sa shume ke punuar!
    Nuk ke punuar jo,por ke mashtruar!
    Prandaj SHPORRUNI te dy sa me pare!

  • Dil ne shetitje po SPAK filloi per ex dosjeve pd ke dhe ish ministra ps dhe lsi. Fillo hetimin policor. Shpejt Dillon dajaku po nuk orientohesh rrezohesh. Kellqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *