Një konflikt familjar ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kamëz, ku ka mbetur i plagosur një i ri. Sipas burimeve, një 17-vjeçare ka plagosur me thikë kunatin e saj, vëllain e burrit pas një sherri në shtëpi.
Mësohet se në shtëpinë e çiftit ka shkuar kunati, i cili ishte nën efektin e alkoolit dhe është konfliktuar me çiftin.
Në polici 17-vjeçarja ka treguar se i kunati e ka kërcënuar me thikë se do e vrasë. Për këte, në konflikt e sipër ajo e ka qëlluar.
Ai është transportuar në Spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka proceduar në gjendje të lirë 17-vjeçaren, pasi është nënë e një foshnje.
j.l./ dita

Pune malokesh. Dihet. Cecen bathorist