Rama-medias italiane: Për krimin e organizuar, ne vijmë pas jush

Bora Basholli

Si do të zgjidhet kriza politike në Shqipëri? Kjo ishte një ndër pyetjet që media italiane “Oggi” i drejtoi kryeministrit Edi Rama.

“Të shohim” mësohet të jetë përgjigjur numri një i qeverisë, i cili është intervistuar nga gazetarja italiane Maria Giuseppina Buonanno, në zyrën e tij në Tiranë.

Ai është ndalur edhe tek turizmi, ku fton italianët të vizitojnë Shqipërinë, ndërsa me ironi shton:

“Ejani, vizitoni Shqipërinë e do të gjeni gjyshërit tuaj, ashtu sic ata dikur shihni me shpresë të ardhmen. E ndoshta dhe për të parë se sa të aftë jemi dhe ne për të shkatërruar peisazhin, ashtu si dhe ju dikur”.

“Shpesh flasim për Shqipërinë si një vend ku mbretëron krimi i organizuar. Por ky është një vizion që ka prekur dhe prek edhe Italinë. Dhe pastaj për këtë ne vijmë pas jush “, thotë Rama.

Ai e thotë atë me tonin e atij që dëshiron të bëjë një shaka. Dhe të gjithë qeshin, edhe italianët. Rama largohet përsëri me atë pamje që hap dritare në mendime të dendura, shqetësime dhe të ardhme të ndritshme, shkruan gazetarja italiane.

 

b.b/dita

Share This Article
9 Comments
  • Rama e ka ne terezi. Milioner me euro, deren e makines luksoze me xhama te erreta ja hapin dhe ja mbyllin. Jeton ne bunker pa dritare, nuk i duhet te shohe mizerjen rreth e rrotull. Kur i teket, ben art tek studio e Adit (ajo me oxhak 18 000 euro). Tall trapin me shqiptaret dhe kujton se ben per te qeshur edhe italianet.

      • Po more ditezi ashtu eshte,por ne kete vendin e dyte e cove ti me korruypsiuonin dhe shpartallimin e shtetit ligjor!
        Se mafia italiane eshte me e ndershme se ty,se ajo grabit boset,ndersa ti grabit fukarain dhe je lidhur me mafien!

    • Nuk eshte vetem Rama qe e ka ne “terezi”. Perpara tij ne terezi e ka Sala me djalin e tij qe i percelluan nja 20 vete ne Gerdec per tu bere milionere. Ne terezi e ka edhe Ilir Floriri me bllok ne dore. Lulushi qe i vodhi nja 200 milione euro ne rrugen e kombit etj etj. Por per keta ty nuk te vjen zêri.

      • Me vjen, si nuk me vjen zeri?! Per kete arsye votova Ramen, qe te bente drejtesi. Por vone mesova qe drejtesine e bejne gjykatat dhe jo kryeministri. Gjykatesit na i dergon perendia dhe i miraton presidenti me i mire i te gjitha koherave. Kryeministri eshte per te paguar ndonje kacidhe per ata qe i thurrin lavde neper portale dhe FB si puna e Dulles me siper.

  • Mos u cuditni kur ketij njeriu se shpejti do ti dale mandat arresti nderkombetar me keq se Gruevski.
    Eshte bere fiks nje Noriega i Europes dhe po e akuzon tere bota si shteti i pare narko ne Europe.
    Gjalle do jemi do ta shome.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *