Thaçi-Vuçiç pesimistë për dialogun, rruga drejt marrëveshjes ka pengesa

Bora Basholli

Për herë të parë në një panel përballë njëri-tjetrin, presidenti i Kosovës Hashim Thaci dhe homologu serb, Alexandër Vucic kanë reflektuar edhe njëherë mundësitë minimale për tu marrë vesh me njëri tjetrin.

Ne edicionin e 14 te forumit ndërkombëtar të sigurisë i cili po mbahet në kryeqytetin sllovak, Bratislavë, dy lideret deklaruan se rruga drejt një marrëveshjeje ka shumë pengesa.

Hashim Thaci e quajti agresive sjelljen e Serbisë dhe deklaroi se dialogu nuk mund të kushtëzohet.

“Unë dua të theksoj se jemi në një proces maratonë të dialogut edhe pse ky proces është në krizë nga kushtëzimet e panevojshme që ka vendosur Serbia.

Në Kosovë mbi 70 % e qytetarëve duan të kenë dialog dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve. Pavarësisht se mendimet janë të ndryshme, qëllimi mbetet I njëjtë dhe aq madhor sa ti tejkalojë pengesat.

Natyrisht jo kufi etnikë dhe gjithashtu kjo marrëveshje duhet të përfundojë me njohje reciproke. Ky eshte nje cmim qe duhet ta paguajne te dyja vendet.”

Ndërsa presidenti serb tha se është i gatshëm të fillojë menjëherë dialogun nëse Prishtina heq taksën 100 % ndaj mallrave serbe. Vucic deklaroi se nuk mund të arrihet një marrëveshje duke kërkuar që së pari Serbia ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Por , nder pengesat me kryesore per arritjen e nji mareveshjeje mese Kosoves dhe Seebine jane pikrisht dy presidentet Thaci e Vuciq ku ketij te fundit pasi i fitij zgjedhjet ne Serbi dhe u zgjodh president i Serbise , iu rriten apetitet e fjetura hegjemoniste dhe nderroi mendje duke ndryshuar edhe kurs ne drejtim te cfrytezimit te momentit qe iu dha ne krijimin e Serbise se Madhe projkt i lene nd gjysem re rruges se kryekriminelit Millosheviq i cili per arritjen e ketij qellkmi shkatoi kuftra te pergjakeshme ne ish Jugoslavi ne vitet 90-99 te cilat u kualifikuan te jene me permasa gjenocidi.Vuciq se pati veshtire ta beje per vehte edhe presidentin e Kosoves duke e shantazhuar dhe duke ia qite mbi tavoline dosjet e krimeve te supozuara te luftes mbi popullesine serbe por edhe shqiptard ne Kosove
    Keshtu , dialogu dhe marreveshja mess Kosoves dhe Serbise shkoi aq karg sa u vu ne pikeoyetje edhe statusi i Kosoves dhe integriteti i saje teritorial e qe e detyroi Gjermanine dhe vete kancelaren Merkel dhe presudentin francez Makron te nderhyjne

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *