Nano: Serveti lëshon broçkulla për Katovicën

redaktor

“Pavarësisht aparencave ‘akademike’, Serveti ka vuajtur që në kohën e Shkollës së Partisë të Fiqirete Shehut dhe ca më shumë në periudhën e Byrosë së Ramizit, nga ‘dementia’ e vetëpërjashtimit nga konfliktet reale të rënies së komunizmit dhe më pas të tranzicionit demokratik në Shqipëri, duke i parë ato vetëm si ‘konspiracione të mëdha’! Deri më sot i kam neglizhuar broçkullat e ‘profesorit’ si deformim karakteri!”

Ky qe flet eshte Fatos Nano ne nje reagim ne te perditshmen Panorama, disa dite pasi Servet Pellumbi publikoi nje dokument te “Katovices shqiptare” te vene ne jete nga Alia nepermjet Nanos e Berishes.

“Por, meqë tani kërkuaka edhe një vend në histori, bëni kujdes dhe mbajeni larg medias këtë ‘dementia delirantis’ që ka përfshirë ‘heronjtë e heshtur’ të regjimit të vjetër. Shkurt, jetoni jetën tuaj të lirë nga ‘viruset e Katovicës’, siç po bëj edhe unë”, shprehet Fatos Nano.

 

fatos-nano-servet-pellumbi

************

Pas intervistës që dha pardje për ‘Channel One’ ku zbuloi dokumentin e Katovicës, Prof. Servet Pëllumbi konfirmoi dje për gazetën ‘DITA’ se dokumenti është origjinal dhe ai e disponon atë kopje.

Profesor, a është autentik materali që ju treguat në intervistën që dhatë në ‘Channel One’?
Po është autentik. Ky material nuk është fare i panjohur për opinionin shqiptar, pasi për të është folur herë pas here, janë trajtuar pjesë të tij, por jo në tërësi. Në fakt, është një mbledhje e Byrosë Politike, ku Ramiz Alia me më shumë se dy vjet vonesë, u zbulon byroistëve përmbajtjen e platformës së Katovicës, të cilën e kishte marrë nga Gorbaçovi.

A u zbatua ajo platformë në Shqipëri?
Me përpikmëri. Unë këtë e kam trajtuar në intervistën që dhashë në tre drejtime kryesore: Në pluralizmin politik që do ta udhëhiqnin të emëruarit nga partitë komuniste, në trajtimin e ish-të përndjekurve politikë dhe në qëndrimin ndaj pronarëve.

Ju thatë në intervistë që stafetën e Katovicës sot e mban ai që flet më shumë për bllokmenët, pra Berisha, apo jo?
Këtë unë ua kam sqaruar më hollësisht në intervistën që kam dhënë për gazetën ‘DITA’ më 18 mars të këtij viti, pra më shumë se tre muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit. Në atë intervistë unë i jam shprehur ekzaktësisht kështu pyetjes suaj për ata që vënë shenjën e barazimit mes Nanos dhe Berishës:

“ Më fute në histori me këtë pyetje. Për Nanon e Berishën, si për çdo protagonist ngjarjesh të rëndësishme historike, fjalën e fundit do ta thonë historianët mbi bazën e dokumenteve. Dhe kjo do kohën e vet. Megjithatë, nuk mendoj se bëjnë ndonjë mëkat “ata, nga  radhët e opozitës,siç thoni ju, që venë shenjën e barazimit midis Nanos dhe Berishës”. Qenia për disa vjet e Nanos në krye të PS-së, apo  thirrja nga disa socialistë “si lider historik”, nuk e bën të paprekshëm nga “kritika historike” dhe as u ndalon socialistëve e jo socialistëve të shohin pika takimi në binomin Nano-Berisha. Ka plot të dhëna që u japin të drejtë të dy palëve. Realisht, të zhveshur nga  glorifikimet, duhet thënë, se midis Nanos e Berishës, ka ndryshime jo to vogla pozicioni politik, interesash, karakteri, niveli intelektual, etj, siç ka dhe gjera të përbashkëta të shfaqura në disa marrëveshje të fshehta, pse jo dhe  pazare midis tyre. Lexuesi apo dhe telespektatori i vëmendshëm, nuk e kanë  të vështirë të kujtojnë disa prej tyre. Të dy, në heshtje, kanë qenë të përzgjedhurit e Presidentit Ramiz Alia për të ndjekur zbatimin e klauzolave të Katovicës dhe për të drejtuar, majtas-djathtas, dy partitë e mëdha në vend.

Ka plot mistere politika shqiptare. Sa ishte gjallë R. Alia, në një pritje në Sheraton, e takova dhe i thashë, si me shaka, në prezencën e të nderuarit president Alfred Moisiu: “Mosha bën të vetën, ndriçoji  disa enigma, tregona si i zgjodhe në krye të dy partive të mëdha Nanon e Berishën, trego për letrën e Gorbaçovit për Katovicën”? Ai në vend të përgjigjes, siç e kishte zakon, qeshi në formë mohuese  dhe e hodhi bisedën në diçka tjetër… Gjithsesi, tani që R. Alia nuk është më midis nesh, mungesën e tij më tepër duhet ta ndiejnë dyshja Nano-Berisha. Por edhe këta të dy kanë të drejtën e kundërshtimit. Koha le të gjejë kush ka të drejtë. Kjo është demokracia…!”

A mund të konsiderohet tashmë i mbyllur kapitulli i Katovicës në Shqipëri?
Urojmë të jetë mbyllur. Nano dhe Berisha nuk kanë më pushtet politik.Por porosia e Katovicës ishte që klasa komuniste në pushtet për dy-tri legjislatura të shndërrohej në klasë kapitaliste. Kjo është arritur dhe në këtë aspekt mund të bëhen shumë diskutime. Koha do të tregojë se është mbyllur përgjithmonë kapitulli Katovicës. Do kemi rast të flasim sërish për të.

Intervistoi Xhevdet Shehu

 

************

Katovica-1-001

 

Pëllumbi: Ramiz Alia e zbatoi Katovicën me Fatos Nanon e Sali Berishën

Ish- kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, jo vetëm është i bindur që Katovica është zbatuar në Shqipëri, por thotë se ka dokumente për këtë çështje. Ai e zbuloi një dokument të vitit 1989 në emisionin “Debat” në Channel One me gazetarin Roland Qafoku.

“Unë i jam përmbajtur gjithmonë tezës që Ramiz Alia ka qenë çelësi i të gjitha situatave që janë zhvilluar në Shqipëri. Ramiz Alia ka qenë në dijeni edhe për strategjinë e Katovicës së ‘87. Madje, në një pritje, në prezencë të ish-presidentit Moisiu e kam pyetur: “Të ka dërguar Gorbaçovi një material për Katovicën?”, sepse Ramiz Alia ka qenë në një periudhë me Gorbaçovin në shkollën e partisë. Më tha se erdhën disa materiale në atë kohë, por asgjë konkrete. Ai e mohonte të ketë pasur informacione për Katovicën dhe për materialin përkatës. Por, në të vërtetë ai ka qenë në dijeni të plotë dhe ka vepruar në përputhje me atë strategji. Dokumenti që po ju tregoj është një faksimile e një skeleti të fjalës së Ramiz Alisë në Byronë Politike,” tha Pëllumbi.

“Ky dokument është shtruar në Byronë Politike dhe ndër të tjera unë po citoj disa pjesë. Ramiz Alia është mbështetur në materialin e Gorbaçovit dhe thotë: “Socializmi ka dështuar. Cila do të jetë strategjia jonë për kalimin në demokraci?” Ndër të tjera thotë: “Do të nxisim të krijojmë parti sa të duam, gjithsesi këto parti duhet kontrolluar nga ne”. Dhe kështu u bë. Vijon Ramizi: “Në krye të tyre duhet të vendosen njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin me themel e me çati, në mënyrë që të fitojë simpatinë e perëndimorëve”. Momenti i dytë është ai i përndjekurve politikë: “Të përndjekurit politikë, të dënuarit politikë, duhet të përkrahen, por kurrë nuk do të lëmë të marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë do të hakmerren. Ne nuk mund të bëhemi hyzmeqarë të tyre”. Problemi i tretë, lidhet me pronat: “Të shpronësuarve do t’u japim letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim. Pasurinë e kemi krijuar ne dhe na takon ne”. Dhe moment tjetër. “Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë”. Dhe përfundimi është ky: “Me këtë strategji brenda dy apo tri legjislaturave, do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste”.

Ndër të tjera, Ramiz Alia thotë se këtë material kam dy vjet që po e studioj. I ka ardhur në 1987-n dhe në tetor të viti 1989 ai e bëri publik në Byronë Politike si strategji të kalimit të Shqipërisë në demokraci. Dhe kujdestarët që do zbatonin këtë strategji i ka zgjedhur Ramiz Alia. Ka 23 vjet edhe çështja e të përndjekurve politikë nuk është zgjidhur, çështja e pronës po ashtu. Kush ka qenë në krye të vendit? 15 vjet Sali Berisha dhe 8 vjet Fatos Nano”.

Share This Article
6 Comments
  • Zoti Nano, kujton se shqiptaret jane naive akoma sot …dhe mund te thote qe nuk ka mbaruar as shkollen e partise dhe qe nu ka qene “produkt” i PPSH si edhe Berisha per te bere “pluralizmin ” ne Shqiperi.Faktet jane fakte zoti Nano , dhe njerezit jane gjalle …Zoti Nano duhet te flasi edhe per ata qe ja mbathen jashte shtetit se ndjene “lageshtiren ” dhe pasigurine e “skenarit ” te Ramizit …Punes se “komisarit ” i ka dale boja me kohe !Fatkeqesija eshte se genjeshtra vazhdoji gjate dhe u interesonte edhe fqinjeve per stabilitetin e Ballkanit, shkaku nga perfitoji kjo genjeshter monstruoze ne Shqiperi.

  • PELLUMBI BEN GHU ,,GHU..Nano eshte pjese e gjendjes se mjeruar ku eshte katandisur ky vend,por per hir te se vertetes per ‘filozofin’ e Fiqiretes PER ATO QE THOTE NUK I HIQET AS EDHE NJE PRESJE.
    Historine e viteve ‘9o nuk mund ta bejne as axnaminjte e Dhjetorit e as ‘profesoret’ e Enverit por pikerisht mosha e Nanos se ciles i perkas.Vetem axhamij mund te thone qe Ramiz alia e aqe me teper ne ato situata kur i kishte dale komplet nga duart e komandonin agjenturat te vendoste kryetaret e partive.Nuk duhet nenvleftesuar fakti qe mund tu kete dhene avantazhe nepermjet takimeve publike.Pa u futur te analizojme figuren e Alise e aqe me teper ‘dyshimet’ si agjent i italianeve e me pas i udb e deri cia nje gje duhet thene pa piken e dyshimit:ISH POLITIKAN E SHTETAR I AFTE E NJERI I ZGJUAR I RRAHUR ME VAJ E ME UTHULL QE NJIHTE EREN E BARUTIT EDHE TE DJERSES.
    Persa i perket Katovices se Servetit te ’89 ata qe kane tru e nuk jane bere akoma me alzajmer e dine qe reformat per nderrimin e ‘shinave’ Alija i detyruar apo skish nga ja mbante i filloi para ’89.MJAFTON NJE FAKT EKONOMIK:NISMA TUFEZAT DHE AREZAT QE AXHAMINJTE E ASAJ KOHE TALLESHIN E QE SOT NA ‘DREJTOJNE’ ISH PIKERISHT FILLIMI I COPEZIMIT TE PRONES SHOQERORE MBI MJETET E PRODHIMIT’.Idjotet meritojne ti udheheqin idjote,ndersa servetit pleqeri te mbare.

  • Kur moralin e zevendeson vesi nuk mund te presesh ndershmeri. Nje zemer qe shet ndjenjat per gruan dhe pjellen e vet nuk mund te presesh te ndjeje per popullin. Kur truri punon vetem per para e kumar mos prit dijetar. Komanden e ka marre djalli Ndonje superman nuk je o Nano, vetem se te me gjithe keto vese te pelqen edhe vetja.

  • E,ty more Fatos Nano,te besoj aq sa mund t’i besohet vet djallit.Nuk mund ta harrojme intervisten e pare nga nje shqiptar i Shqiperise,ate te vitit 1990,korrik,dhene prej teje ne Zeri i Amerikes.Ne ate moment kemi menduar se ja,ky qenka njeriu i se ardhmes.Por jo,nuk paske qene Ti.Dhe nuk po duket ne horizont njeriu i duhur.Shpresohet te Edi Rama.Shpresohet…Ato qe,Ti i quan broçkulla te Servet Pellumbit,per mua nuk jane te tilla.Jane plotesisht te besueshme,pra,jane edhe te verteta.Ty dhe homologut tend,Saliut,u besohet aq sa,siç thashe me larte,i besohet vet djallit.Duhet lexuar mire Kadareja;libri i tij:”MOSMARREVESHJA”.Ne fq.42-43,shkruan:”…Gati 100 vjet me pare,poeti Gjergj Fishta kishte shkruar dramen e shkurter “Nen hajat te Parizit”,me dy personazhe kryesore,Skanderbegun dhe djallin.Te porta e parajses zhvillohet ky dialog mes ketij te fundit,qe sapo ka mbritur nga toka plot lajme,dhe heroit shqiptar:
    “Skanderbegu;- Si jane,pra,shqyptaret dhe Shqypnija?
    Djalli: -Si jane?…Si i don anmiku!”
    Gjergj Fishta i shkroi keto skena me 1914,pra,dy vjet pasi Shqiperia ishte krijuar.Sot,nje shekull me pas,drame e tij do te tingellonte me e kohes se kurre.” E, Ti dhe homologu yt,Saliu i keni zbatuar me perpikmeri porosite e Ramizit.Jo vetem kaq por u jeni “angazhuar” edhe miqeve tuaj te jashtem se “Shqipnine do ta bejme(leme) ashtu…si e doni ju.” I a hoqe aeroportin e Kukesit,veriut te Shqiperise,sepse bere marreveshje me gjermanet!!! “I DHA” 350 km 2,greqise Saliu e sa e sa prona Fazlliçit e Ti nuk the as gjysem fjale.Te pakten ndonje broçkull nga ato qe di te thuash Ti,para se Partia Socialiste ta ankimonte shitjen( tradhetine) ne Gjykaten Kushtetuese per detin.Mos kerko te hedhesh balte mbi Servet Pellumbin,merru me mire me vetvehten.

  • Ah Nano, Nano…. beju me burre e prano se nuk te solli Demokracia ne krye te asaj Partie. Ti dhe shume nga ne e dime se si erdhe ne krye, kush te solli e kush u ndrydhi zerin shume te tjereve ne ate Kongres. Ti mund te flasesh se shume nga te rrinjte e sotem ose kane qene shume te vegjel ose nuk kishin lindur akoma kur morre frenat e PS-se. Une nuk di katovice po di qe ti dhe ai Saliu jeni pjella e Djallit, jeni pjella e asaj qe me mire te mos kish egzistuar. Une jam nje i njohur i yti, mik s’mund te them se sjemi, dhe te njoh mire ….

  • Vlora: Kur Nano ju premtoj se do ju kthejm parate te lena ne firma,ju I puthnin edhe kembet.Tregou burre e thuaj sa here e ke takuar kur ishte duke vuajtur denimin per vjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *