Sa herë e kemi shkruar ose kemi përdorur gjeste për të thënë OK? Por çfarë do të thotë në të vërtetë dhe kur ka lindur përdorimi i saj?
Ekzistojnë tri hipoteza rreth origjinës së kësaj fjale e cila tashmë është bërë pjesë e gjuhës sonë.
Thuhet se origjina e kësaj forme popullore verbale daton nga koha e Luftës së Dytë Botërore, me trupat amerikane që ishin në mision. Me kthimin e tyre në bazë ata duhej të raportonte çdo humbje të jetës, shkruan TCH.
Në rast se të gjithë ushtarët ktheheshin në bazë, komandanti i raportonte eprorëve të tij duke përdorur akronimin O.K. si një shkurtim i fjalës “zero vrasje” ose “asnjë ushtarak i vrarë”.
Lidhur me këtë akronimi filloi të merrte kuptimin e konfirmimit pozitiv, ekuivalent me mënyrën e të thënit “gjithçka është mirë”.
Sipas disa të tjerëve, termi “OK” rrjedh nga zgjedhjet presidenciale të SHBA-së që u zhvilluan në vitin 1840. Një nga kandidatët ishte Martin Van Buren dhe për të fituar zgjedhjet, ai përdorte shoqata të ndryshme dhe një prej tyre u quajt Klubi i Vjetër Kinderhook shkurt O.K.
Por çfarë ndodhi? Pjesëmarrësit në mesin e tyre përdorën shprehjen O.K. për të thënë se gjithçka gjatë zgjedhje po shkonte mirë dhe se Martin kishte fituar.
Hipoteza e tretë dhe e fundit vjen nga Rusia. Sipas rusëve, në fakt, OK rrjedh nga shprehja “Ochen Korosho”, të cilën shkarkuesit e portit Odessa e përdorën për të paralajmëruar se ngarkesa ishte ngarkuar në anije pa probleme.
b.b/dita

Kena dhe versionin tirons ; osht kry ( o.k.)
eshte edhe nje version vlonajt i viteve 1745, kur i therisnin njonitjetrit O Kar, shkur OK
Ha,ha,ha, i modh.
GAZETAR ME “vlera” .ku e ke gjetur shprehjen ruse ‘ocen karasho”.Aman te keqen mos na hapni barkun.Kur nuk e dini gjuhen pyesni,shkruani ocen karasho vetem per te shpikur OK.
“History and Etymology for OK
Adverb or adjective, Noun, and Verb
abbreviation of oll korrect, facetious alteration of all correct”
Etimologjia dhe historia e OK, sipas Webster’s Dictionary.
Bravo DITA per “kulturen” qe perhap. ku i lexoni keto pash zotin te revista ruse “Krorkodill”?
Kujdes nga pasaktesite. Varianti rus nuk qendron Kam vene re shume pasaktesira ne materialet qe botni dhe te mbushura me gabime ortografike. Jeni gazete prestigjoze me pena shume shume te mira nga me te mirat ne stypin e shkruar prandaj ju kerkoj pak kujdes per gjerat qe permenda me siper
Ola Kala,kjo eshte domethenia e fjales anglese,ashtu sic jane
taksidhevo-taksi
ekso-exit
uros-urolog-uoter etj,etj,etj,etj.
‘Karasho’ e gazetarit,fillon me H në rusisht.
eshte diskutuar edhe ajo qe shkruan pellazgo . Nga emigrantet grek qe punonin ne porte mbasi ko
ntrollonin mallrat thoshin ola kala[gjithcka ne regull].Dakort me elin ,jeni gazete serioze mos shkruani gomarlliqe si me ate gjate luftes se 2 boterore
OK..mer kuptim nga nje doganier anglez i cili ishte aq i perpikte sa qe kur shikonin firmen e tij neper dokumenta te gjithe besonin se ishte çdo gje ne rregull due se nuk kishte me nevoj per verifikime…doganieri quhej Oliver Key..dhe firmoste ben siglen OK..
OK..mer kuptim nga nje doganier anglez i Shek XVIII i cili ishte aq i perpikte sa qe kur shikonin firmen e tij neper dokumenta te gjithe besonin se ishte çdo gje ne rregull due se nuk kishte me nevoj per verifikime…doganieri quhej Oliver Key..dhe firmoste ben siglen OK..