Përshëndetje DITA! Faleminderit që na jepni mundësine për të shprehur edhe ne mendimet tona. Po ndiqja Ministren e Arsimit në televizor që po jepte një temë shumë të rëndësishme dhe aq delikate për shoqërine tonë, siç është gjakmarrja.
Unë që po ju shkruaj jam një nënë. Dua t’i bëj një apel të gjithë burrave të Shqipërisë: mos i ngrini armët kundër vëllait, shokut apo kushëririt. A nuk mendoni ndonjëherë se edhe ju keni fëmijë në shtëpi? Ata fëmijë që janë të ngujuar e pa shkollë sot, janë fëmijët e të gjithëve!
