Ministrat e Financave dhe përfaqësuesit e Bankave Qendrore të grupit të 20 vendeve të industrializuara, kanë nisur takimet e tyre dyditore në Japoni.
Këto takime dyditore kanë në fokus tregtinë dhe politikat ndërkombëtare të taksave, përfshirë edhe ato që lidhen me gjigantët botërorë të teknologjisë.
Media prestigjoze, Kyodo News, duke cituar një draft-komunikatë të siguruar, ka raportuar se anëtarët e G-20 do të pranojnë rreziqet në rritje për ekonominë globale, të paraqitura nga mosmarrëveshjet tregtare dhe pritet të bëjnë thirrje për një politikë monetare më gjithëpërfshirëse.
“Ka shqetësime në rritje lidhur me ndikimin e tensioneve aktuale tregtare. Rreziku është që tarifat e fundit ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, mund të zvogëlojnë edhe më tej investimet, produktivitetin dhe rritjen”, këto tarifa janë “lëndime të vetëshkaktuara”, tha përmes një deklarate, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.
Grupi i ministrave të financave janë pajtuar të nisin hartimin e rregullave të përbashkëta që do të mbyllnin zbrazëtitë ligjore që gjigantët e teknologjisë i përdorin për të ulur barrën e taksave.
e.t./dita
