Tenori me famë botërore Saimir Pirgu pas disa ditësh do të jetë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë në një koncert për qëllime bamirësie.
Koncerti që e sjell tenorin Saimir Pirgu në Tiranë është në mbështetje të “Down Syndrome Albania”. Në këtë koncert, 25 tetor, që do të dirigjohet nga mjeshtri Zhani Ciko, tenori do të shoqërohet dhe nga artistë të tjerë të njohur.
Pranë TOB bëjnë të ditur se, emrat e artistëve që do ta shoqërojnë tenorin e njohur janë Marjana Leka, Sidrit Bejleri dhe Vikena Kamenica. Tenori Saimir Pirgu vjen në Tiranë pas marrjes së çmimit prestigjioz “Pavarotti i Artë” për vitin 2013.
Ky çmim iu dorëzua para disa kohësh gjatë një ceremonie të zhvilluar në teatrin e qytetit Korrexhoo, ku artistët dhanë edhe një shfaqje për të mbledhur fonde për bamirësi.
E ndërsa në skenat e botës tenori Saimir Pirgu po zhvillon një jetë të ngjeshur artistike, këtë herë për skenën shqiptare vjen me një mision të veçantë ndryshe nga herët e tjera.

RESPEKT SAIMIR PIRGU !
FALEMINDERIT !
Keto raste bejne dallimin mes njerezve me kembe ne toke dhe te tjereve …….Respekte Pirgut ne vecaneri per gjetjen e kohes ,pasi e dime se c’program te ngjeshur ka.Mirnjohje per gjithkend qe na nderon kudo brenda dhe jashte vendit !!!