Hillary Clinton në zi, humb njeriun e shtrenjtë

Bora Basholli

Ish-sekretarja e shtetit amerikan Hillary Clinton është në zi pasi ka humbur vëllain e saj.  Ajo ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social njofton se vëllai i saj më i vogël Toni Rodham dhe ndërruar jetë për shkaqe që ende nuk dihen.

 ‘Ne e humbëm vëllain tonë, Toni natën e kaluar. Është e vështirë për të gjetur fjalë, mendja ime është e mbushur me kujtimet e tij. Kur ai hynte në dhomë, e ndriçonte me të qeshur. Ai ishte i sjellshëm, bujar, dhe një burrë i mrekullueshëm me Meganin dhe baba ndaj Zachit, Simonit dhe Fionës. Do të na mungojë shumë’, -shkruan Clinton në rrjetin social.

Bashkëshortja e ish-Presidentit Clinton ka qenë një nga figurat  e rëndësishme në politikën amerikane. Ajo është shprehur se nuk do të garojë për postin e Presidentes së SHBA-së në zgjedhjet Presidenciale që do mbahen në vitin 2020.

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *