Hong Kong, dhunë në protestën e qindra mijërave për ligjin e ekstradimit

Edona Llukacaj

Policia është përleshur me protestuesit në Hong Kong, teksa qindra mijëra njerëz marshuan nëpër rrugë në një demonstratë masive kundër një projekt-ligji për ekstradimin mbrëmjën që lidh të dielën me të hënën.

Qytetarët, protestuan sepse, sipas tyre dhe kritikëve  të projekt-ligjit, nëse ky ligj pranohet, Kina (kontinentale) do të përndjekë kundërshtarët e saj politik në Hong Kong, i cili ka qenë ka qenë gjithmonë një strehë e sigurt për disidentët e Partisë Komuniste të Kinës.

Protesta paqësore para parlamentit dhe selisë qeveritare ndryshoi menjëherë formë pasi policia ndërhyri me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit iu përgjigjën me shishe dhe objekte metalike.

Një det njerëzish, shumica të veshur me të bardha, marshuan në rrugët e Hong Kongut paqësisht. Pas shtatë orësh marshimi, organizatorët vlerësuan se më shumë se 1 milion njerëz kishin marrë pjesë, duke tejkaluar numrin e një demonstrate të famshme në vitin 2003, kur gjysma e atij numri arriti të bëntë qeverinë te hidhte hapa prapa për një projekt-ligj që parashikonte  ligje më të rrepta për sigurinë kombëtare.

Nga ana tjetër, grupe protestuesish kishin vendosur të kalonin ditët në vijim përpara selisë së qeverisë, që të ndikonin rishikimin e ligjit, që ishte planifikuar për të mërkurën. Por policia ndërhyri nteme forcë, pasi leja e tyre për të protestuar mbaro në mesnatë.

Brenda pak minutash atmosfera ndryshoi, ndërsa protestuesit u përplasën me policinë. Kjo ndërhyrje e policisë u konsiderua nga shumë si një shenjë paraprijëse për fatin e ligjit.

Protestuesit e prononcuar u shprehën se nëse ligji kalonte, Hong Kongu do ta humbiste autonominë e tij; ai nuk do të ishte më Hong Kongu, por një qytet tjetër çfarëdo i Kinës.

Duhet theksuar se shumë ekspertë, grupe të të drejtave të njeriut, si dhe shumë shtete janë shprehur të shqetësuara për këtë projekt-ligj.

Në fakt, sekretari shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo tha se ky ligj mund të dëmtonte sundimin e ligjit në Hong Kong.  Një komitet dypalësh i kongresit amerikan i kërkoi administratës Lam të dëgjonte shqetësimet, duke thënë se banorët vendas dhe të huaj në Hong Kong duhej të mbroheshin “sistemi i drejtësisë në territorin e Kinës që përdorej rregullisht si një mjet shtypjeje,” bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *