Aksident në rrugën e Kombit, një e plagosur

Edona Llukacaj

Një shtetase kosovare është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në rrugën e Kombit.

Sipas informacionit të policisë,  automjeti i markës “Volvo” me targa të Kosovës, i drejtuar nga shtetasi S.S., është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij.

E plagosura është dërguar në spitalin rajonal të Kukësit dhe sipas informacioneve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Informacioni i Policisë për median:

Më datë 09.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morinë, shtetasi kosovar S.S., banues në Prishtinë, duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë është përplasur me trafik ndarësen.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeria shtetësja F.S., (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit).

E dëmtuara është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe Policia Rrugore po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *