Portugalia fiton Ligën e Kombeve

Edona Llukacaj

Portugalia është skuadra e parë që siguron pjesëmarrjen në Euro 2020.

Luzitanët mposhtën 1-0 Holandën në finalen e Ligës së Kombeve, duke prerë kështu biletën për në finalet e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në Europë.

Kampionët në fuqi të Europës shkruanë historinë e këtij kompeticioni, pasi fituan trofeun e parë të këtij turneu.

Goli i vetëm në takimin drithërues të “Estadio do Dragao” u shënua nga Guedes në minutën e 60-të. Sulmuesi i Valencias mori një pasim mjaft të bukur nga Bernardo Silva dhe me një djathtë të fortë “theu” ndërhyrjen e Cillessen.

Ky gol ngjalli reagimin e Holandës, që nisi të përqendrohet edhe më në sulm. Por pavarësisht tentativave të Depay dhe Luuk de Jong, topi nuk arriti të gjej fundin e rrjetës.

Cristiano Ronaldo ishte gjatë gjithë takimit në fushën e blertë, por ndryshe nga takimi gjysëmfinal, ku shënoi 3 gola ndaj Zvicrës, ai nuk arriti të lërë gjurmë në këtë finale historike.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Oh sa po me vjen mire per humbjen e holandezve.Shtet prostitucional.Shqip,shqeto. Shtet i pa karakter,kurva e kurvresh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *