Vettingu, KPK shkarkon kreun e Gjykatës së Apelit në Shkodër

Leda Hysa

Pas shkarkimit nga detyra të kryetares së Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon një tjetër gjyqtar nga detyra. Ai është kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha.

Vjerdha është nga dy gjyqtarët që votuan pjesërisht kundër ndryshimit të vendimit për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet të njoftonte të mërkurën vendimin e për Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha por u shty për sot për shkak se KPK rihapi hetimet për gjyqtarin.

Denoncimet mbi uljen e dënimit të një çifti të akuzuar për mashtrim në shuma të mëdha dhe pafajësia për dy zyrtarë të akuzuar për shpërdorim detyre, u dukën si problemet kryesore me të cilat u përball gjatë seancës dëgjimore Vjerdha.

Vjerdha, sipas relatimit të çështjes ndaj tij në seancë dëgjimore të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk kishte probleme të mëdha sa i përket kriterit të pasurisë dhe u gjet pa probleme në kriterin e figurës, ndërkohë ai u përball me kritika për profesionalizimin.

Seanca dëgjimore ndaj Vjerdhës u kryesua nga Olsi Komici, anëtare Pamela Qirko dhe relator Lulzim Hamitaj. Ky i fundit dhe gjyqtari “debatuan” në fund të seancës pasi Komisioneri kërkoi shpjegime shtesë mbi pasurinë dhe vendimarrjen e Vjerdhës në rastin e denoncuar. Vjerdha kundërshtoi një nga denoncimet duke shpjeguar se vendimi ishte i bazuar, ndërsa pranoi si gabim të tij vendimin për të pushuar çështjen ndaj dy zyrtarëve të akuzuar për shpërdorim detyre.

l.h/ dita

 

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *