Rreth një muaj pas vdekjes së nënës së re në maternitetin e Elbasanit autopsia mjeko ligjore shprehet për vdekjen e 25 vjeçares Rexhina Debrova.
Mjeku ligjor Admir Sinamati pasi vlerësoi trupin e viktimës vërejti se në trupin e shtetases Rexhina Debrova u konstatuan plagë operatore në regjionin e poshtëm të barkut si dhe shenja të veprimeve të tjera mjekësore.
Nga këqyrja e brendshme u konstatua plaga operatore cezariane në mitër, shenjat e përgjithshme të asfiksisë karakterizuar me vazodilatacion, spazme të muskulaturës së lëmuar të rrugëve të frymëmarrjes si dhe reaksion të shtuar grandular të tyre.
Nga ekzaminimi mikroskopik i organeve u konstatua se prania e reaksionit eosinofilik në organe dhe edeme pulmonare akute.
Shkaku i vdekjes së shtetases Rexhina Debrova ka qenë embolia amniotike.


b.b/dita

Nuk eshte e vertete!
Shkaku i vdekjes eshte nje korneroagioskopi marlinie e struktures enterodiaskopike e tromaksit degenorativ te flegmatsjes polmuride qe ka ardhur nga stereokiatika e lumputestit bronkoskup te pjese se poshtme!
Besoj se me kaq sqarime te hollesishme cdo mjek e ka kuptuar kete gje sakte,ndersa populli doemos qe e ka ditur me pare se ka aq kulture mjekesore sa te njohe diagnozat e shpallura nga mjekesia jone!
Do thoni ju:Pse japin keto lajme kur nuk marrim vesh gje?
Po pse faqet me cfare do mbushen?