Cila gjykatë mund ta vlerësojë vendimin e Presidentit mbi zgjedhjet?

Bora Basholli

“Vlefshmërinë ose jo të shfuqizimit të 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale e vendos vetëm Gjykata”. Kështu është shprehur gjatë një interviste të dhënë për DW konstitucionalistja Aurela Anastasi.

DW: Prof. Anastasi a është në përputhje me Kushtetutën shfuqizimi nga Presidenti Meta, i datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të radhës, pra i dekretit të mëparshëm të firmosur nga vetë Presidenti?

‘Në këto kushte mund të them paraprakisht, që Kushtetuta, në nenin 92/gj ka parashikuar kompetencën e Presidentit të Republikës për të caktuar datën e zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor. Kushtetuta nuk parashikon kompetencën e Presidentit për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Mendoj se jo pa qëllim Kushtetuta i jep kësaj kompetence një karakter pozitiv ose konstruktiv.

Data e zgjedhjeve ka rëndësi thelbësore për mbarëvajtjen e vetë zgjedhjeve dhe në mënyrë të veҫantë, për respektimin e parimit kushtetues të zgjedhjeve periodike, si dhe të mandatit kushtetues të organeve të zgjedhura nga populli. Nga kjo pikëpamje mendoj se caktimi i datës së zgjedhjeve është një mjet i domosdoshëm kushtetues për të garantuar zgjedhje periodike dhe për të garantuar respektimin e afatit 4-vjecar të mandatit të organeve vendore. Presidenti i Republikës është garant i datës së zgjedhjeve, në mënyrë që ajo të caktohet në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit.

Kur është fjala për zgjedhjet e përgjithshme, për Kuvendin, Kushtetuta e Shqipërisë, në neni 65 t ka parashikuar qartë rregullat për caktimin e periudhave zgjedhore dhe thirrjen e zgjedhjeve. Për zgjedhjet vendore Kushtetuta nuk shprehet. Por është Kodi Zgjedhor, si një burim i të drejtës kushtetuese, që i referohet këtij neni të Kushtetutës edhe për zgjedhjet vendore. Pra, afatet kohore për zgjedhjet vendore rregullohen bazuar në Kushtetutë, sipas rregullit që zgjedhjet zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt, e cila i paraprin datës së përfundimit të mandatit. Në kushtet kur mandati i organeve vendore përfundon në datën 10 Korrik, periudha zgjedhore e parashikuar në Kodin Zgjedhor, përfundon në datën 30 Qershor 2019. Një datë tjetër, do të na shpinte në një situatë që nuk është parashikuar as nga Kushtetuta, as nga Kodi Zgjedhor, pra në një situatë të pabazuar në akt ligjor”

DW: A është në përputhje me Kushtetutën reagimi i Kryeministrit Rama, se pavarësisht shfuqizimit të datës 30 qershor nga Presidenti Meta, zgjedhjet lokale do të zhvillohen pikerisht në këtë datë?

“Në krye të herës, duhet thënë që Z. Rama në këtë rast, nuk legjitimohet të flasë si Kryeministër i vendit, por si kryetar i njërit prej subjekteve zgjedhore, Partisë Socialiste, ose koalicionit përkatës zgjedhor. Në këto kushte, ai nuk mund të marrë vetë vendime si Kryeministër ose Qeveri. Kjo është pavarësia zgjedhore që ka krijuar Kushtetuta. Por, ҫdo subjekt zgjedhor ka të drejtën e aksesit në institucionet e ankimimit. Në këtë rast, duke parë edhe jurisprudencën e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, që aktualisht nuk është funksionale, mendoj se dekreti i Presidentit të Republikës mund të ankimohet në Gjykatën Administrative, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar pajtueshmërinë e aktit të Presidentit të Republikës me Kodin Zgjedhor”.

DW: Prof. Anastasi, sapo përmendët mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Në situatën e re politike, të krijuar nga anullimi i datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve lokale dhe kundërshtia e kryeministrit Rama, cili është ngërҫi që sjell mungesa e kësaj Gjykate?

“Gjykata Kushtetuese mund të ishte një mjet ankimi më tej, për një proces të rregullt ligjor. E rëndësishme është që në Shqipëri ka një mjet ligjor ankimimi funksional, siç është Gjykata Administrative”

DW:  A mund të ngrihet dhe të funksionojë Gjykata Kushtetuese, le të them psh, brenda një jave?

“Mendoj se nuk mund të ngrihet. Procesi i zëvendësimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të ikur nga vettingu, ka ecur me ritme shumë të ngadalshme. Kur nuk kemi ende kandidatura që vijnë nga gjyqësori, nuk mund të themi se përbërja e plotë e kësaj Gjykate do të jetë një gjë e shpejtë. Sidoqoftë, ezaurimi i mjeteve që ekzistojnë jep mundësinë për një vendim të formës së prerë të Gjykatës Administrative”

DW: A është e ligjshme që maxhoranca socialiste por edhe parti parlamentare të spektrit të djathtë ta konsiderojnë nul shfuqizimin e 30 qershorit dhe të vazhdojnë fushatën elektorale për të zhvilluar zgjedhjet lokale në këtë datë?

“Pavlefshmëria e dekretit të Presidentit mund të vendoset vetëm me vendim gjykate”

DW: Cilat janë hapat e mëtejshme, që mendoni se palët duhet të hedhin, në respekt të Kushtetutës? 

“Nga pikëpamja e prognozës kushtetuese, pa hyrë në analizën se si erdhëm deri këtu, në radhë të parë duhet të them se operatorët politikë kanë detyrë t’i rikthehen rendit kushtetues. Presidenti i Republikës ka detyrë ta garantojë këtë rend, si një organ kushtetues i paanshëm.

Natyrisht, mbështetur në aktet kushtetuese dhe ligjore, palët mund të kërkojnë edhe zgjidhje me karakter politik si dialogu, marrëveshjet politike, të cilat për hir të së vërtetës, në raste të ngjashme, të mëparshme, i kanë shërbyer kompromisit politik, duke cënuar respektimin e Kushtetutës dhe të ligjit. Mendoj se arritja e një Konvente Kushtetuese midis subjekteve zgjedhore do të ndihmonte në parandalimin e situatave të tilla në të ardhmen. Reforma Zgjedhore është gjithashtu, e nevojshme”.

 

b.b/dita

Share This Article
12 Comments
  • Juristja Anastasi eshte treguar e nje aneshme ne gjykimin e saj!
    Ajo mbron te drejten e presidentit per te nxjerre dekrete,ndersa nuk i jep te drejte pozites te mos e zbatojne ate duke e konsideruar si te pa bazuar ne Kushtetute!
    Pse duhet ta zbatoje medoemos mazhoranca kete dekret jo kushtetues dhe vetem te ankohet,ndersa te mos ankohet vete presidenti qe nuk ia zbatojne dekretin?
    Ky president eshte zgjedhur nga votat e kesaj mazhorance dhe nuk mund te kete kompetenca ta urdheroje ate!
    Edhe ligjet qe i dergohen atij per miratim edhe kur nuk i miraton,prap mazhoranca nuk i zbaton dhe hyjne ne fuqi!
    Pastaj me kryesorja,
    -presidenti me Kushtetute eshte GARANTI i saj,eshte simbol i UNITETIT KOMBETAR,qe duhet te qendroje MBI PALET.
    Ne kete rast ky president ne vendimin e tij per anullimin e dates se zgjedhjeve nuk i eshte referuar Kushtetutes,pra ka marre nje vendim antikushtetues!
    Ky president,jo vetem nuk eshte treguar simbol i unitetit kombetar,se nuk ka thirrur ne asnje rast palet ne konflikt per te biseduar,por mori vendimin duke u bere pale vetem me opoziten,duke shkelur Kushtetuten,per me teper se eshte bere edhe avokat mbrojtes i saj!
    Me kaq sa ka bere ky president ka shkelur rende Kushtetuten dhe duhet te shkarkohet menjehere!

    • @ Drenova,
      Mendoj se juristja nuk eshte treguar e njeanshme por ka folur si profesioniste. Vetem Gjykata e ka tagrin ta ktheje dekretin e Likes ne “null”. Me pjeset e tjera te komentit jam plotesisht dakord. Presidenti ka bere nje “puc konstitucional” dhe duhet ndeshkuar per shkelje te Ligjit themeltar te Shtetit.

      • Laert!
        Po sikur presidenti te cmendet dhe t’i shpalle lufte Greqise,si duhet te reagoje qeveria,Kuvendi etj?
        Mos valle duhet te presin 45 dite sa te krijohet Gjykata Kushtetuese etj pastaj te veprojne?
        A eshte percaktuar ne Kushtetute se presidenti ka fuqi te pa fund qe te nxjerre dekrete sic ia thote mendja,pa asnje pasoje,ndersa te tjeret duhet te zbatojne pa hezitim tekat e tij?
        Mos valle ka kompetenca pa kufizim edhe presidenti i SHBA-ve,qe ka ne dore te shtype butonin e luftes berthamore?
        Aq me teper qe presidenti yne nuk eshte i zgjedhur nga populli,por pikerisht nga kjo mazhorance dhe me shumice te thjeshte votash,pra tani na del bishti me i madh se sqepari!
        Kur vendi ndodhet para nje rasti te tille antikushtetues pa precedent,atehere i del detyre KQZ-se dhe mazhorances te reagoje kunder tij,sic e gjykojne ata me mire!

        Se kete fare presidenti e kemi pare,qe jo vetem nuk ka njohurite elementare juridike (bashke me keshilltaret e tij),por nuk di as gjuhen shqipe,per deri sa nuk kuptonte qe emeretimi “gjeneral aktiv” eshte kur ushtaraku eshte ne pune ne ushtri,ka nje funksion,merr page mujore etj, ,ndersa ne rastin e Lleshajt,qe kishte 5 vjet qe ishte nxjerre ne rezerve,si mijra te tjere para tij,ai nuk ishte “aktiv”,bile kishte urdher te presidentit te asaj kohe per nxjerrjen ne rezerve!
        Po keshtu ky president nuk ka pranuar te dekretoje ministrin e Jashtem,vetem se nuk ishte i bindur!
        Ne te gjitha keto raste ky president nuk i eshte REFERUAR KUSHTETUTES,por mendjes se tij te cartur!
        Meta pervec se eshte i pa afte,por edhe i pa pjekur menderisht,qe te kuptoje pasojat e vendimeve te tij te gabuara!
        Ne kete rast vendimi i tij eshte SHUME I RREZIKSHEM dhe duhet ndaluar menjehere!

        • Drenova, qe ti dalim perpara atyre “sikureve” duhet te bejme pyetjen: Po sikur kryeministri te kishte parandaluar zgjedhjen e nje njeriy te pamoralshem dhe te inkriminuar si Meta?
          Po sikur Rama te mos kish vepruar me koken e tij plot mendime te poshtra dhe ide te ndyra per te vene nje njeri qe eshte krah armikut te shqiptareve sic eshte Berisha..
          Beji pyetjeb vetes kush eshte cmendur? Meta apo Rama?
          Prandaj Presidentet zgjidhen figura te respektuara dhe te garantuara si njerez me integritet dhe patriote, qe te garantojne unitetin kombetar dhe te mos bejne cmenduri si ajo qe ke frike zotrote. Po nese ti vete dhe e zgjedh me kokefortesi te pashembullt dhw me arrogance mafiozesh perse i kerkon arsyet te pasoja dhe jo te shkaku?
          Ato “sikuret” e tua tashme jane kohe e shkuar.
          Keta ja kane kaluar cmenduriise se nje te cmenduri. Nuk ka shpallje lufte me Greqine ne nje kohe kur keta ja kane dorezuar ligjerisht territorin Greqise pa lufte. Rast ideal per tu cmendur..po nuk u cmend njeri per kete.
          Cmenduria njerezve si puna jote ju ardhka nga aktoret e politikes dhe jo nga cfare shkaktojne ata.
          Je pjese e pisllelut. Nuk ke cben. Nuk e pranon cmendurine e katastrofes ku ka arritur vendi, por do luash karten e viktimes se paditur. Je kontribues njelloj si ata. Pjese e zinxhirit te ndyresive

          • mirel!
            Do beje mire qe pyetjeve te tua t’i pergjigjeshe vete,per te na treguar arsyetimin tend!
            Se kesaj qe thua ti i thone “Sikur te kishte halla koqe do t’i thonin xhaxha”!

  • Nje qasje teper studioze. Keshtu eshte. Pa anime.
    E pergezoj
    Po.erdhem ne kete situate. Bashkeshortet Meta e djegin Shqiperine. Ndihmes e kane ” Plakun Zevzek”

  • Cinike kjo qe do te them por e vertete. TANI E KENI RRADHEN JU TE QANI E NE TE QESHIM. Situata ne fjale me kujton pronaret qe gykatat dhe gjyqetaret qe na kishin vene ne kurriz si mbrojtes te ligjit. I kane qesh e i kane, perqesh me vendimet e tyre. Ta jepnin pronen, pastaj ta merrnin, pastaj apeli, pastaj gjykata e
    larte te kthente prap ne shkalle te pare, kjo s,ta jepte me. me ke te flisje, ku lloj absurditeti 30 vjet hengri kokat tona, tani po kafshon vete pushtetaret qe e pollen. Likaja I RA MOHIT kur u kap me ze e figure, Likja do te mbroj kushtetushmerine, s,me mbetet tjeter vetem te qesh, hahaha….

  • Falenderim qe me ne fund te ndihmohemi te qartesojme mendimet tona pa anshmeri apo pasione politike. Zonja eshte njohesja me e mire e kushtetutes shqiptare, qe thirret edhe neper bote si specialiste e kesaj fushe. Cka ka shkruar eshte e qarte si drita. Kush nuk do te kuptoje eshte i lire. Faleminderit DW per kete interviste, dhe Dita per shkrimin.

  • O c’na bere te gajasemi o juristja dallkauke albaneze bullafiqe!

    GJYKATA ADMINISTRATIVE TE GJYKOJE DEKRETIN E PRESIDENTIT!

    Ku ka bere vaki ky qyfyr ne Bote? As Enverit ne ditet me te keqia nuk i kishte shkuar ne mendje nje “XHEVAHIR” i tille juridik, duket se kush qendron pas kercenimeve prej budalli te Edvin Kaqolit

    DEKRETET E PRESIDENTIT NUK JANE VEPRIME ADMINISTRATIVE DHE ATO MUND TE INTERPRETOHEN VETEM NGA GJYKATA KUSHTETUESE

    por:

    Ne Albanistanin e Enverit cdo gje ben vaki vetem te shikosh si po i qeth Vettingu juristet dru me pre te Drejtesise enveriste shqypare qe te bindesh se cfare niveli kane kane keta mytebere makute te Drejtesise. Po ja te pranojme se gjykatesit Edvini do t’i beje reshtore dhe do t’i nenshtroje kush nga Bota Demokratike do ta pranoje kete rezil stalinist?
    Aq me teper kush do te pranoje firmat e Edvin Droges per t’i bere IMPEACHMENT Presidentit Meta vetem me argumentin se dekreti i tij nuk i pelqen Partise ne pushtet?

    kur:

    Ishte po ky Edvin Budalli qe e hodhi vete Like Floririn me parashyte enveriste ne karriken e Presidentit pasi e kishte bere rezil me pare per kuserine pushtetare qe e pa gjithe Bota me ze dhe figure dhe atehere nuk e hapi gojen per IMPEACHMENT megjithese ishte Like Floriri sebepi i masakres se 21 janarit dhe Edvin Droga mbylli syte per kete pa asnje justifikim. Tani eshte kujtuar pas pilafit por eshte vone,

    sepse:

    ATE QE MBOLLE VETE ATE DO TE KORRESH!

    O Edvin Kaqoli, Kryeministri i Mafies Enveriste me pushtet

    • Ajde gomar intelektual…, ajde ! Me kocanin Enver ne bythe , duke ulerire nga dhembjet , i kudo ndodhur , specialist per te gjitha , perpiqesh te japesh mend , e3dhe pse je nje cope idjoti !

  • Prandaj shqiperia është katandisur kështu se ka “intelektualë”
    nga shpellat e kulturës që i kanë rrënjët e tyre tek leksionet e
    sali-babës me 40 malokë.

  • Kete mendoj se e zgjidh vetem sovrani-t’i kap nga bytha keta monstrat e PD-se e ti plas brenda perjete……………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *