“Dosja 339″/ Mbyllen hetimet për Çukon, shoferin e 4 të tjerë

Bora Basholli

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet edhe për grupin e dytë të të pandehurve për dosjen “339”.

Në këtë grup janë gjithsej 6 të pandehur, mes tyre ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko dhe ish-shoferi i tij Qerim Musha. Ky i fundit dyshohet se është i implikuar në ryshfetin qe u merrej të dënuarve për lejet dhe transferime

Të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv i zyrtarëve të lartë.

Më herët organi i akuzës ka dorëzuar në gjykatën e krimeve të rënda pjesën e parë të dosjes “339” me 12 të pandehur.

Të pandehur në këtë dosje janë: Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri, Luan Boça. Ndërkohë, në hetim vijon jetë nga Prokuroria dosja 339/1, e cila heton shit-blerjen e votave.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Parangat të mos u hiqen ,në qoftë se kan kryer vjedhje e ryshfete por më vjen keq se na qënkan shumë veta me mbiemrin Noka !!!!! ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *