Garues nga çdo cep i globit morën pjesë në një prej konkurseve më të veçanta në Venecia, “Vogalonga”, edicioni i 45-të.
8 mijë pjesëmarrës, si profesionistë ashtu edhe amatorë, mbushën kanalet ujore të Venecias në maratonën e varkave me rrema, e cila u zhvillua ditën e djeshme. Kjo maratonë është krijuar në vitin 1987, për të rritur ndërgjegjësimin mbi problemin e valëve që kërcënojnë qytetin.
Përgjatë viteve, numri i varkave dhe i garuesve është rritur ndjeshëm dhe çdokush mund të zgjedhë të marrë pjesë në garëme lloje të ndryshme varkash me rrema.
Mijëra turistë dhe banorë u mblodhën në kanalet mahnitëse të Venecias për të shijuar rrezet e diellit dhe për të mbështetur ekipet e preferuar.
Mjetet e lundrimit me motorr përfaqësojnë 95% të trafikut ujor të Venecias dhe dallgët e krijuara prej tyre, u shkaktojnë probleme varkave të vogla duke kërcënuar seriozisht godinat dhe morfologjinë delikate të qytetit.



j.l./ dita

Po cfare kajakesh o gazetar ATO KAJAKET QE THUA TI QUHEN GONDOLA.