Zemëratë dhe protesta ka ngjallur në të gjithë Francën çështja e Leonarda Dibranit: kërkesa e familjes së saj për azil u refuzua, ndërsa agjentët e morën adoleshenten nga autobusi, para shokëve të saj të klasës dhe e dërguan bashkë me prindërit e saj në Kosovë. Reagon elita politike
Quhet Leonarda, është 15 vjeçe dhe deri pak ditë më parë frekuentonte me rezultate të shkëlqyera një lice francez. Vajza me origjinë nga Kosova, u ndalua nga policia ndërsa po zhvillonte një ekskursion me shokët e klasës. U mor me forcë mbrapa autobusit të shkollës, në sytë e mësuesve dhe shokëve të saj duke i tmerruar këta të fundit. Më pas “u ngarkua” në një avion bashkë me familjen dhe u dërgua në Mitrovicë, në vendin e lindjes. Dëbimi ka shkaktuar indinjatë dhe protesta në të gjithë Francën.
Leonarda Dibrani konsiderohej një nxënëse e shkëlqyer, frekuentonte shkollën prej tre vitesh dhe jetonte bashkë me familjen e saj në një strehë pritjeje për personat që kërkojnë azil në Levier, një komunitet i vogël në lindje të vendit, afër kufirit me Zvicrën.
“U respektua ligji”, komentoi ministri i Brendshëm, Manuel Valls, i cili prej disa javësh predikon “vendosmërinë republikane” ndaj emigrantëve pa letra. Valls gjithashtu ka shkaktuar polemika duke pohuar se “romët nuk kanë prirje që të integrohen në Francë”.
Por, në rastin e Dibranit mesa duket është e kundërta: Leonarda dhe vëllezërit e saj shkonin rregulisht në shkollë dhe kishin rezultate shumë të mira. Ishin plotësisht të integruar. Sipas burimeve të ndryshme, familja Dibrani kishte bërë gati edhe dosierin për të marrë dokumente të rregullta. Megjithatë për këtë rast, ministri i Brendshëm jep një version kontradiktor: “Kërkesa për azil e kësaj familjeje ishte refuzuar disa javë më parë dhe prandaj largimi i saj nga Franca ishte i pashmangshëm”.
“Përzënia” e Leonardës ndodhi më 9 tetor, por u bë publike gjatë orëve të fundit nga shoqata “Reseau Education Sans Frontières”, e cila gjithashtu ka denoncuar shumë dëbime të tjera të padrejta gjatë presidencës së Nicolas Sarkozy. Janë ndërruar rolet dhe tani është e majta nën akuzë.
François Hollande tani për tani nuk ka dashur të hyjë në polemika. “Para se të komentohen faktet duhen kontrolluar”, u shpreh zëdhënësja e qeverisë, Najat Vallaud-Belkacem. Qeveria ka nisur një hetim të brendshëm, në veçanti mbi urdhrat e lëshuara nga prefekti ndaj agjentëve lokalë.
“Nuk duhet të ndodhë kurrë më, shkollat duhet të mbeten vende të mbrojtura”, u shpreh ministri i Arsimit, Vincent Peillon. “Ky çështë ligji dhe janë vlerat që e majta duhet të mbrojë gjithnjë”, komentoi Claude Bartolone, presidenti i Asamblesë Kombëtare. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Harlem Desir, kërkoi që adoleshentja të mund të kthehej në klasë.
Ndërsa, lideri i ekstremit të majtë, Jean-Luc Melenchon, duke u bazuar mbi këtë rast ka kërkuar dorëheqjen e Valls, i cili sipas tij “nuk është i denjë për Republikën”. Nga Mitrovica Leonarda ka folur me media të ndryshme franceze. “Është një makth”, thotë, “çdo gjë që kërkoj unë është që të kthehem me familjen time në Francë, në shkollën time. E ardhmja ime është atje”./Dorina Gjuzi

KTU KU JOM UN KOMENTOJN SE ESHT E ETNIS ROME PO NGA MBIEMRI ESHT SHQIPTARE NEJSE NUK ESHT THELBI KY QE MORA TE SHKRUAJ ESHT THJESHT SE ESHT FMIJ DHE ME VESHTIRESIT QE I JEP JETA NE EMIGRIM MERR NOTA TE MIRA NUK E MERITON EXSPULSIN
KY MINISTRI QE BEN PROPAGAND EMIGRACIONI ESHT VET EMIGRANT I LINDUR NE KATALUNJA ME PRINDER KATALAN
eshte e pa tolerueshme.e kane debuar me force para shokeve te klases( sikur te kish vjedhe apo ishte kriminele)per se sepse familjes nuk ju aprovua kerkesa per azil…AH shqiptaret e gjore
Francezet jane racista _
-Por edhe qeveria jone duhej te thoshte ndonje fjale ne ruge diplomatike tek autoritetet franceze …
Nuk ke se cfare ju thua se nuk i ka bota fajet per shqiptare ne pergjithesi por i kane keta horrat tane qe e kane katandisur popullin ne kete menyre,pasi pushtetaret tane bejne jete si gadafi dhe nuk ju intereson aspak populli,prandaj njerezit jane te detyruar te largohen nga vedi i tyre per nje te ardhme me te mire per familjen dhe femijet e tyre,uroj qe keta politikane te perfundojne si gadafi.
Fracezet miq me serbet dhe greket i urejne shqiptaret .
LIGJI ESHTE LIGJ DHE DUHET ZBATUAR, POR NE RASTIN KONKRET KUR JANE NJE FAMILJE ME FEMIJE TE TALENTUAR MUND TE BEHEJ NJE PERJAshtim dhe aq me pak me terror e ne sy te femijeve te tjere.
Vajza ne fjale eshte rome dhe jo Shqiptare,te pakten kshu shkruanin gazetat ne Zvicer.