Gazeta The Guardian i ka dedikuar një artikull të gjatë këtë të hënë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke u fokusuar në problemet e shumta që Shqipëria po kalon.
Më poshtë po e publikojmë të plotë:
Artisti dhe ish basketbollisti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dëshiron që të jetë njeriu që e vendosi vendin e tij në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por ai po përballet me dy probleme të mëdha.
Në Evropë, udhëheqësit e lodhur nga zgjerimi po luajnë lojëra të vështira. Në një kohë, kur ndjenjat populiste dhe europesimiste janë rritur ata janë tepër të kujdesshëm me pranimet e reja. Ndërsa në atdhe Rama po përballet me demonstrata javore kundër tij, nga një opozitë që është gjithashtu pro-BE, por akuzon qeverinë e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar dhe po kërkon zgjedhje të parakohëshme.
Në një intervistë në zyrën e tij në qendër të Tiranës javën e shkuar, Rama tha se për Shqipërinë, anëtarësimi në BE ishte që “më në fund të kishte mundësinë për të vendosur veten në një zonë të sigurt nga mallkimi i historisë”.
Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë që hodhi poshtë sundimin komunist, në vitin 1992, pas dekadave gjatë të cilave vendi iu nënshtrua terrorit dhe izolimit nën diktaturën e Enver Hoxhës, një stalinist paranojak ballkanik.
“Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës”, tha Rama. “Ishim të izoluar nga perëndimi dhe të izoluar nga lindja. Kemi pasur regjimin më mizor komunist. Kjo është arsyeja se pse ne jemi kaq pro-amerikan, pro-NATO, pro-BE … Ne kemi muslimanët më pro-evropianë në botë.”
Në një sondazh të vitit të kaluar, 95% e popullsisë tha se besonte se Shqipëria do përfitonte nga anëtarësimi në BE.
Pas rënies së komunizmit, Shqipëria u “mbërthye” nga një kapitalizëm i egër dhe qindra mijëra shqiptarë u nisën për në Itali dhe vende të tjera evropiane. Midis tyre ishin fara e bandave kriminale, të cilët u përhapën në të gjithë Evropën dhe u infiltruan në politikën e vendit të vet. Detyra e Ramës ishte të bindë Komisionin Evropian se reformat po përparonin, megjithëse ngadalë, ndonëse edhe kritikët vendas e akuzojnë atë se po udhëheq një system të kalbur.
Raporti i Komisioni Evropian I muajit të kaluar tha se si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut kishin reformuar mjaftueshëm për të filluar procesin e pranimit në BE, por vendimi përfundimtar I takon udhëheqësve politikë të Evropës, dhe për momentin duket e pamundur që samiti I këtij muaji të ndezë dritën jeshile.
Rama akoma shpreson t’iu ndryshojë mendjen. Mes liderëve evropianë, ai ka arritur të ketë një reputacion si një tip jokonformist, që kur erdhi në pushtet në vitin 2013. Një artist dhe ish-lojtar profesionist i basketbollit, ai I priti gazetarët e Gardian i veshur, si zakonisht, me T-shirt dhe atlete.
Një kosh basketbolli ndodhet në dhomën e pritjes jashtë zyrës së tij të punës, ndërsa brenda zyrës vetë, muret janë të mbuluara me skica me ngjyra të ndezura që Rama i bën, teksa punon në tryezën e tij. Njëri prej tyre është një imazh i Alastair Campbell i ironizuar si heroi kombëtar shqiptar Skënderbeu, në kalë me shpatë në njërën dorë dhe një iPhone në tjetrën. Rama thotë se Tony Blairin e frymëzon politikisht, ndërsa ka angazhuar Campbellin si këshilltar politik. Të dy mbeten “miq të mirë”, tha ai.
Ndërsa liderët evropianë shqetësohen problemet e brendëshme politike në lidhje më hapjen e negociatave të reja, në një kohë kur ka pak oreks për zgjerimin, detyra e Ramës me raste nuk ka qenë aspak tërheqëse.
“Mund t’ju them se Angela Merkel e kupton plotësisht. Ajo është rritur në një vend komunist, “tha ai. Udhëheqësit e tjerë janë më të vështirë për t’u bindur. Në një samit të BE në Sofje vitin e kaluar, Rama dhe presidenti fracez Emmanuel Macron diskutuan të tensionuar mbi kohën kur Shqipëria do pranohej në BE.
Gjatë intervistës, Rama duke e parë pozitivisht hapjen e negocaitave për prani, paralajmëroi se Rusia, Kina apo radikalët islamikë mund të mbushin boshllëkun nëse BE linte pas dore Shqipërinë, pika që i janë thënë shumë herë udhëheqësve evropianë.
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës, tha se ai besonte se si Rama ashtu edhe Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut duhet të shpërblehen për reformat e vështira që kanë bërë. “Unë mendoj se ata të dy janë trajtuar shumë keq. Ata morën vendime shumë të vështira, rrezikuan mandatet e tyre, nganjëherë jetët e tyre … Na fusni në “shina, në rrugën e shpejtë ose atë që zgjat disa vjet. Le të vlerësohet progresi, por të mbahen premtimet.”
Nuk është vetëm Brukseli që po e bën Ramën të kalojë momente të ndërlikuara, pasi protestat javore kundër qeverisë së tij janë intensifikuar. Fundjavën e kaluar, mijëra njerëz u mblodhën në rrugën kryesore të Tiranës, në një tubim të zhurmshëm dhe të mirëorganizuar, me flamuj, balona dhe fishekzjarre. Ata të mbledhur bërtitën “Rama, ik!” dhe hodhën objekete piroteknikë të bollshme në drejtim të zyrës së kryeministrit, ndërsa policët i vëzhguan.
“Ne kemi një kryeministër autoritar, arrogant dhe jo transparent”, tha Albana Vokshi, një deputete e Partisë Demokratike të opozitës, forca lëvizëse pas protestave. Ajo dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike lanë parlamentin dhe kërkojnë që Rama të japë dorëheqjen.
Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që zgjedhjet lokale të 30 qershorit të shtyhen, ndërsa Rama ka këmbëngulur se do të vazhdojë pa opozitën, duke thënë se ai nuk dëshiron të shpërblejë protestat në rrugë. Është vendosur që këtë javë të fillohet një votim në parlament për të hequr presidentin, duke e zhytur vendin në një krizë të plotë kushtetuese, teksa negociatat për pranim në BE afrojnë.
Pak muaj kalojnë pa një skandal të ri që lidh pushtetin me krimin. Një ish-ministër i brendshëm së shpejti pritet të dalë në gjyq për akuzat për trafik droge. Javën e kaluar, gazeta gjermane Bild publikoi përgjime në të cilat dëgjohet një figurë famëkeqe e botës së krimit, duke diskutuar zgjedhjet e vitit 2017 me dy kryebashkiakë nga Partia Socialiste e Ramës.
Rama nuk pranoi të thoshte nëse ai do të dënonte kryetarët e komunave, duke pretenduar se ata nuk mund ta dinin që bashkëbiseduesi i tyre ishte një figurë kriminale, pasi ai u arrestua më pas për akuzat për trafik droge.
Ai e pranoi se Shqipëria kishte ende probleme me korrupsionin dhe krimin, por këmbënguli që qeveria e tij po merrte hapa realë për t’i luftuar ata dhe donte që ta bënte këtë me ndihmën e BE-së. I gjithë gjyqësori i është nënshtruar një procesi vettingu, ndërsa agjencia e kufirit e BE-së Frontex ka nisur misionin e saj të parë jashtë BE-së, për të ndihmuar në luftën kundër krimit ndërkufitar në Shqipëri.
Ndërkohë që mbështetja ndërkombëtare për Ramën është dobësuar pasi është krijuar ideja se lufta kundër korrupsionit gjatë udhëheqjes së tij ka qenë sipërfaqësore. Nga ana tjetër, pak vëzhgues neutralë besojnë se Partia Demokratike është më pak e ndikuar nga skandalet e blerjes së votave apo lidhjet shqetësuese me krimin . “Ne nuk duhet të ndryshojmë vetëm qeverinë. Ne kemi nevojë për një sistem të ri, një zgjidhje për dekadat e ardhshme “, tha Blendi Fevziu, një gazetar I hershëm që drejton programin e debatit më të ndjekur politik në vend.
Për Ramën, përkundër dëshirës së madhe për të hyrë në BE, ekziston edhe një shqetësim i vazhdueshëm për atë që saktësisht BE mund të jetë në kohën kur Shqipëria t’i bashkohet.
“Duket sikur jemi të mallkuar, sepse kur BE ishte mirë, ne ishim keq; tani që ne po përmirësohemi, BE-ja ka problem,” tha ai. Në veçanti, ai e sheh Brexit me mosbesim, duke shprehur habinë e tij se Partia Laburiste kishte dëbuar mikut të tij të vjetër, Campbell.
“Ajo që po ndodh në Britani është shumë ballkanike. Marrëveshje, pa marrëveshje, kufinj të lehtë, kufinj të vështirë, pa marrëveshje. Ballkani është kështu! Është si parlamenti i Bosnjes. Ndërkohë që ne po përpiqemi të bëhemi Evropianë, duket sikur ata po ballkanizohen. “
Burimi: The Guardian
e.ll./dita

Desheroj t’ju bej prezent nje dukuri mjafte interesante ne bisnesin mediatik.
Opozita shqiptare per konsum politik porosit shkrime ne shtypin perendimor me permbajtje kunder Shqiperise,por duke evidentuar Kryeministrin shqiptar.Pastaj keto shkrime i riboton ne shtypin shqiptar duke i shitur si mall europian qe eshte ne favor te opozites.Psh ne daten 4 Qershor te ketij viti Confronti.net ka botuar shkrimin
“Albania. Candidata all’Europa o provincia ottomana?” duke konkluduar se Shqiperia eshte province otomane si pasoje e politikese se Edi Rames.
Gazeta shqiptare “Panorama”po kete shkrim e ka botuar me 9 qershor me titullin
“Gazetari italian rendit rastet: Shqipëria kandidate për në Evropë, apo provincë osmane?
Kuptoni kush është Rama dhe do të…”
Pra gjithe thelbi i shkrimit te shtrire ne dy anet e Adriatikut qenka “kuptoni kush eshte Edi Rama” qe duket tek modifikimi i shkrimit.
Dua t’ju ve ne dukje te dyja gazetave se nuk e njohin apo duan vet ta deformojne karakterin e popullit shqiptar,i cili ka prirje kulturale,politike e shoqerore europiane.
Ju kujtoj edhe nje barcalete italiane thjeshte per te buzeqeshur me naivitetin “adriatikas” te ketyre gazetave.
Pyetje:C’fare dallimi ka nje barez (qytetar i Barit) nga nje shqiptar?
Pergjigje:Ndryshimi eshte se shqiptari flet gjithemon italisht.
Ne te vertete une nuk e dij nga eshte autori i shkrimit,
madje nuk e marr as me mend kush eshte autori e kush eshte perkthyesi.
Pastaj le te mos flasim per cmimin…!
The Guardian eshte mashtruar nga Rama!
Per te vertetuar ne se Rama eshte kryeminister i mire,te mos pyese ate,bile as opoziten politike,por popullin e thjeshte qe po vuan nga politikat e tij korruptive!
Boll me me cilesimet artist,piktor,basketbollist etj per Ramen se ato perdoren per te krijuar nje imazh te rreme te ketij diktatori te urryer te shqiptareve,qe ka zhdukur shtetin ligjor duke e zevendesuar me fantazmen e “Bashkeqerisjes me qytetaret”,qe ne fakt ka rezultuar bashkeqeverisje me hajdutet e kriminelet!
Rama eshte nje mashtrues,arrogant,qe perbuz masen e gjere te popullit!
Rama duhet te shporret nga politika,se me mashtrimet e tij ju ka bere edhe ju te huajve ta besoni!
Ne sundimin e Rames nuk ka shtet,por antishtet dhe korrupsion!
Fakte ka plot,por juve ju pelqejne lojrat e fjaleve te Rames!
Keto po ua thote nje socialist ,qe me dhimbset populli im e jo Rama!
Rama thote:”
“Kemi qene vendi me mizor ne Europe”,por nuk thote se edhe vete Rama eshte pjelle mashtruese e sistemit mizor,se eshte nipi i antarit te Byrose Politike,djali i antarit te KQ te PPSH,deputetit te Kuvendit te Shqiperise dhe Artistit te Popullit!
Pra Rama eshte kelysh i atyre mizorive komuniste,qe kur ne te tjeret rrinim ne radhen e qumeshtit ne oren 02.00 te nates per 1 kg qumesht,atij nuk i mungonte kurre mishi,peshku,bulmeti,qejfet,pushimet,ekskursionet,plazhet etj dhe qe nuk i mungonin kurre parate!
Ndersa tani ky mashtrues do te hiqet si demokrat,se eshte mesuar te mjele”lopen e socializmit,ndersa tani do te “mjele” edhe lopen e kapitalizmit!
Prandaj ky sharlatan nuk ia di hallin fukarenjve teksa thote me perbuzje se “shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,as ne mesjete”!
Eshte e vertete,gazeta lokale me gazetaruc meskine gjinden ne gjithe boten qe ti nxjerrin artikujt si pica simbas porosise,por nuk behet fjale per gjigande si The Guardian,Bild,etje,etje.Ndryshimi eshte se gazetat prestigjoze jo vetem qe nuk i blen dot,por jane ato vete qe blejne c’do informacionin qe ju intereson politikave te botimeve te tyre,media eshte shtet i fuqishem me vete
Historia nuk ka mallkuar Ramen,por popullin shqiptar qe shporri nje kriminel si Berisha dhe i dha 1 milion vota nje antishqiptari te korruptuar si Rama!
FJALIA E RAMES/;;;;;;;KEMI QENE VENDI ME MIZOR KOMUNIST..DHE AJO QE THA PARA 1 JAVE …QE UNE VARROSA I PARI ENVERIN QUHEN MONSTRUOZITETE..LE TE VARROSE USALI BERISHEN NESE ESHTE I ZOTI
.
TE ISHTE PARA 1997-ES EDHE UNE E KAM SHARE ENVERIN POR SOT AI ESHTE SHENJTERUAR NGA AMERIKA DHE EUROPA QE KANE VENE KETE KLASE POLITIKE PERVERSE DHE E KANE SHITUR ATE VEND 100%
..
ENVERIT I RRUAJTEN TRAPIN PER 50 VJET AI MUND TE KRAHESOHET ME HO SHI MININ KU PRESIDENTE AMERIKANE KALOJNE KOKULUR PARA TIJ
O Enver te kam rixha
Ngrehu neser me sabah
Behu dhe nje here i ri
Ne dac hajde si sozi
Mer komanden ne kete vende
Se te prete populli tente
Qe ti vesh gjerat ne vende
Se Shqiparine e shqyen qente
Jan ngjallur krimbat e tokes
Cep me cep i bien botes
Me genjeshtra e mashtrime
Letra fallco e ngjyrime
I fshine emrin Shqiperise
Mohojne bijte e Lavdise
Mohojne gjakun per ket vende
Kane fshire edhe mundin tende!
Jan ngritur ne piedestale
Kriminele “intelektuale”
Ane e kende bejne morale
Per te vdekur e per te gjalle
Madje ketu ne forume
Bejne komente shume spiune
Mbajne nofken “intelektuale”
Por ne fakt jan avdalle
Jan avdalle te “Lilidhonit”
Pjelle e djallit dhe e klonit
Qe vertiten pas baronit
Jan ushtare te Salihonit
Ne cdo zyre e ne cdo frone
Krimineli ka timone
Basarduan historine
E shkateruan gjithe Shqiperine
Neper rruge e neper sheshe
Ne bregdet e ne biznese
Ane e mbane kudo te veshe
Vec te huaj do te gjeshe…..
Nuk ka me as industri
As bujqesi e blegtori
Madje dhe Naimin vete
Nuk e njef me ky milete….
E mos fol per Skenderbene
Qe shume vjete mbrojti Atdhene
E kan nxjere mor, ne pazare
Por ne kembe, e jo mbi kale…
S’ka me sheshe SKENDERSBE
Vec nje male, plote gurre e pleh
Qe kane zbrituar nga malesia
Te mohoje sheshin e tija….
Dhe nje djale paska i drojtur…
Ti Enver nuk e ke njojtur?
Vec nje gje me vjene cudi!
Per fytyre, eshte kopje Ti!!!
Per mendje e burreri
Eshte naive, eshte cilimi
Sala leve e punesoi
Qe mire halet t’ja pastroi
Ky debil pak kohe me pare
Nxori detin ne pazare
Dhe ja fali more Greqise
Kapitalet e Shqiperise…
Ky agjente e ky spiune
Drenicare thot, jam une…
Eshte hajdute i licensuar
Rrugen e Kombit ka pervetesuar
Te mos flasim per Gjykata
Kemi hedhur vertete hapa
Ne plepishte “master” muarr
Ne kupole te emeruar…
Dhe “cekani i drejtesise”
I bje kokes se vegjelise
Mjeri popull ku te veje
Te derjten ku do ta gjeje?
Me arme e demagogji
Shkateruan brezin e ri
Neper rruge te droguar
Pa familje, te shkateruar…
O Enver u shua bota
Ti e bere mor si lopa
Shume punove per Shqiperi…
Po c’le pas more derezi?
Ca spiune e kriminele
Shume hajdute e dembele
Nje Nano e nje Sali
Qe e shiten kete Shqiperi
Qe shiten Jo vec lavdine
Jo vec vlerat e historine
Po nenshtruan vegjeline
E skllaveruan per hordhine
Skllaverine ne vendin tend
Se pertypin dot as qente
A ka burra ne ket toke
Qe ti dalin vendit zot?
Pirdh ,pirdh se lirohesh o ish anti enverist qe mburresh me krimet e diktatorit. Leri lloqet , ti ke qene dhe mbetesh nje enverist , nje anti shqiptar pa din e iman.
O FIDELOQJA
Ky artikull per pjesen ku flet per periudhen 1945-1990 me kujton zonjen Vlahutin kur thonte” NE KOHEN E ENVERIT FUTESHE NE BURG NESE DEGJOJE CELENTANON”
*
OSE kur nje gazetar amerikan qe kishte marre ne interviste nje shqiptare me fame BOTERORE shprehej SE FUTESHE NE BURG NE KOHEN E ENVERIT PO TE MESOJE GJUHE TE HUAJ..keto jan BUL SHIITET E GUARDJANEVE DHE HAJVANEVE TANE
*
ose KUR BAMIR TOPJA ISHTE PRESIDENT ERDHI PER VIZITE PIPO BAUDO DHE BAMKA I ANKOHEJ SE NUK NA LINTE ENVERI TE SHIKONIM ITALINE (TV)
..
komentshkruesi ka ngrene buke kollomoqi ne kohen kur Ramajt & Berishajt kane dale mbi 50 here jashte vendit “te izoluar” dhe RAMA I SPIRO KOLEKES QE KA NGRENE BUKEN E LEPURUSHIT TE XHAXHIT eshte njeriu i gabuar..ne kohe te gabuar te shaje ate sistem/regjim qe ai ka bo palle
.
ME BERI PERSHTYPJE KY ARTIKULL SE ASNJE FJALE PER KRIMET E BERISHES..KU DO VECOJA DHE GJYKATAT ANGLEZE QE MBROJTEN “CELSIN” E SHDUKJES SE REMZI HOXHES..turp
.shame ..shame !
. NUK ESHTE VITI 1992 QE TE HAME PERSERI KOCKAT E ENVERIT POR PER TE VARROSUR SALIMADHERFUCKERIN
Te dhjefsha ty bashke me enverin tend qe paska dhjere ato trute e fishkur qe ke.
Ti kujton se po e rruante bota se kush ishte enveri apo Shqiperia. Boll me keto fantazira te dhjera o te mjere
Shtetet kryesoret qe percaktojn,nese Shqiperia eshte gati per hapjen e negociatave,jan Franaca dhe Gjermania.Franca ka qene gjithmone kundra,ndersa qendrimi i Gjermanise,fale mbeshtetjes se socialisteve,ka qene pozitiv,qendrim qe ka ndryshuar tashme.Rama nuk eshte më i mirpritur nga vendet Perendimore,koha e tij ka kaluar,prandaj edhe duhet te japi dorheqje sa nuk eshte vone.Zgjedhja e Rames per dy
mandate eshte nje tregues ,se ne Shqiperi Demokracia,mendimi u kundert,jan akoma koncepte te huaja.
Gazeta The Guardian,Si Genjen Kryeministri !
“Rama nuk pranoi të thoshte nëse ai do të dënonte kryetarët e komunave, duke pretenduar se ata nuk mund ta dinin që bashkëbiseduesi i tyre ishte një figurë kriminale, pasi ai u arrestua më pas për akuzat për trafik droge”
Bullshit ! Mos pret gje te te besojne njerezit ?! Kulmi i hipokrizise,i thote vetes Kryeminister burri i botes !
Nje korrigjim te vogel ne perkthim, gazeta Guardian nuk e quan Ramen artist. Ne anglisht artist do te thote piktor, keshtuqe kudo ku ka artist ne fakt shqip duhet perkthyer PIKTOR, kush te doje mund te shtoje edhe i deshtuar.
Faza e parë e Edvinit ishte demagogjia – fjalë të bukura , premtime fantastike , vizionar, lumë Shqipëria që ka pjellë një ekscepsion , një gjeni të tillë , fat i madh për ne !
Faza e dytë – ballafaqimi i fjalëve me veprat – një horr ordiner , njeri pa moral , pa ideal , një mashtrues i pacipë që s’ka asgjë të shenjtë veç egos pa fre !
Faza e tretë – është kjo që shohim sot , Edvin e vërtetë , lakuriq , por , jo lakuriqësinë e tij në plazhe – lakuriqësinë nga brënda shpirtit dhe trurit të tij , një njeri i vockël dhe bosh .
Mbi të gjitha , një njeri qesharak dhe kjo është vdekja e tij politike , fundi i tij !
Me Edvinin koha që vjen pas , është kohë e humbur !
Dhjami i mire ne lekure qeni:
Rama eshte me i maturuar dhe se nje udheheqes europian,por i ndodhur ne mocalishten arabistanase ka dy vetija te keqija,qe po marrin me qafe ate dhe vendin:
Nga frika e tij patologjike,vazhdojne ta mbajne zap kete vend hienat e kanibalizmit shpellar.
Se dyti,keto hiena kane investuar shume ne kanceleri perendimore,qe shpifjet e tyre monstruoze te tingellojne si te verteta ne keto kanceleri.
Kjo perforcohet dhe nga heshtja absurde e Rames,per ti cjerre masken hienave shpellare ne kancelerit perendimore me pretendimin,qe demtohet reputacioni i vendit,nqse i transferojme perplasjet jashte!!!!!
Se pari jashte ka vajtur e verteta e kthyer permbys,keshtu qe eshte detyre imediate shteterore,partiake dhe patriotike,qe ti kundervihesh kesaj te pavertete me te gjithe arsenalin diplomatik shteteror,pushtetar dhe partiak.
ISH ANTIENVERIST i nderuar!
Nuk mbetet “trim mbi Trima” Qe mund te mos e rrezojne nji te vdekur.Im At i pa shkolle vdiq ne korrik te vitit 1990 ne moshen 110 vjec.Ne ato vite kur binte muhabeti,dhe ne muhabet e siper thoshte:
Te gjitha derzhavat i kalova njeri ma te forte nuk njoha se Enver Hoxhen.C’ka deshti bani e smujti kush me ia luejt e me ja shkel vizen sa ke gjalle,E kur te vdesin edhe nji shurran shkon e peshurre mbi vorrin e Tije.Tashti ky trimi dhe si shume trima qe do dalin mbas komentit tim do e rrezojne Enverin qe asht i shtrire me pushim te eshtrave ne qetesi te perjeteshme ku per cudi aty i shtrire triumfon i pa tundun ndaj jo vetem ketyre horave te brendshem por edhe kunder cdo kundersyhtari te globit qe merr zahmetin me u perballoe me Te.Tu e quejt diktaturën e Enver Hoxhës, një stalinist paranojak ballkanik.
Harrojne kundershtaret qe ishte i pari qe kerkoi bashkimin e dy gjermanive me iden e bashkimit te etnitetin shqiptare ku kishte pikesynim Kosoven etj.
Asht i vetmi ne gjithe globin qe kontriboj ne njohjen e Kines anetare te OKB me te drejta te plot.Sot Kina asht anetare e Keshillit te Sigurimit.Ka mjaft te tjera si parashikues por po e mbylli me deklaraten e Presidentit aktual te USA Z.Trump qe e cilesoi shtetin Amerikan.Nuk do jemi ma polic nderkombetar.Kur Enveri e kishte cilesue xhandar nderkombetar.
Ne fund te fundit bilanci i barazimit ne permbajtje dhe kuptim asht identik: Na daqi quajen sistemin diktature.Ne daqi quajeni sistemin sundim i ligjit.Te dyja jane idetentike dhe per te vendosur qetesin e rendit ushtrojne force.Pa ushtrim forcet nuk ka shtet qe ekziston e perparon.
MH. Enveri yt ka thene dhe: Patatja eshte dhe buke dhe gjelle si dhe Inperializmi Amerikan eshte tiger prej letre!!!! Kush justifikon krimin e mbron diktaturen eshte dhe vete i tille.
Mallkimi kujt Historie o pjella te satanit te ksaj Bote ?
Mallkimi i pederasteve europiane ,qe kur shqiptari luftonte hordhite turke ,
ata dridheshin e luteshin qe shqiptaret te qendrojne fort
e mbajne hordhine osmane ,per mos te depertuar ne Europe ?!
Shqiperine e Mallkojne gjarprinjte e ksaj europe ,
bijt e kurves ,por jo Zoti !
Zoti mallkon faren tuja Satanike qe po shkaterroni njerezimin e per cdo rast ,
kur nuk e mbani dot nen kontroll Terbimin qe keni brenda turreni me te voglit ,te pambrojturit ,
sepse nuk keni bythe te kapeni me te tjere ,qe kane te njejten madhesi sa tuajen .
Qenie Satanike .
Kur vjen puna te deshtimi i tyre gjithe politikanet e Shqiperise ja vene fajin Korese se Veriut. Harrojne qe kane 30 vjet ne pushtet dhe pasuan nje shtet qe as krahasohet me shtetin qe gjeti regjimi i Enver Hoxhes.
Shteti qe gjeten politikanet e dhjerokracise kishte zero borxh publik
Shteti qe gjeti komunizmi ishte i dhene i gjithi peng per borxhet e Zogut.
Shteti qe pasuan kriminelet e politikes aktuale shqiptare tejkalon cdo borxh publik te Evropes.
Vetem.nga vjedhjet e pasurive kombetare, pronave publike, private, grabitjes se xhepit te qytetareve..dhe pangopesise harbute te politikes.
Prape fajin e ka Korea e Veriut.
Plera..
Shenim: artikull me te dobet e siperfaqesor mbi situaten ne Shqiperi nuk kam pare ndonje here ! Kjo eshte gazeta
“The Guardian” ?! Mos qofte !
Kryefjala e problemit shqiptar nuk eshte radiografia alla-
Balzak, nje fotograim statik i ngjarjeve dhe situatave qe
po kalon Shqiperia dhe shqiptaret sot por eshte nje pro-
blem kyc ndaj te cilit asnjera pale nuk eshte e interesuar
qe te kurorezohet me sukses: Eshte Reforma Radikale ne Drejtesi. Asnje fjale nuk thote per kete e “nderuara”
gazete “The Guardian”. Sapo cek fjalen “Vetting” i largo-
het ketij problemi kyc so ” Djalli nga Temjani”. Ne menyre
krejt “superflue” i vjen rrotull situates mbizoteruese aktua-
lisht ne Shqiperi pa vene “gishtin” ne plage. Dhe ne kete
pike duket sikur eshte ne unison te plote me opoziten e
sotme shqiptare qe flasin per cdo gje: “Per zgjedhje te Li-
ra dhe te ndershme” ,”per krim te organizuar nga ana e
qeverise”, “Per korrupsion e hajni te pushtetareve” , “Per
kanabisin” etj.etj. por asesi per Reformen ne Drejtesi,
per Vettingun, per SPAK-un, BHK-n perbejne thelbin,kui-
tesencen e gjithe kesaj situate qe eshte krijuar ne Shqi-
peri nga opozita,e cila ne kete Reforme sheh fundin e saj
te pashmangeshem korruptiv qe e ka karakterizuar per afro 3 dekada me radhe. Pikerisht kesaj teme i largohet
qofte gazeta britanike”The Guardian” dhe bandat mafioze
qe sot veprojne ne Shqiperi nen hunden e pushtetit ekze-
kutiv. Thuhet rendom nga opozita shqiptare se qeveria
aktuale ka kapur kete apo ate hallke te Drejtesise apo te
pushtetit : gjyqesorin,prokurorine, administraten shtetero-
re,etj.etj. Te gjitha keto jane mashtrime e alibi te opozites
shqiotare. Sot ne Shqiperi sundon mafia shqiptare,mire e
organizuar, strukturuar dhe sofistikar duke patur ne krye
dy bashkryetar: binomin: Berisha- Meta dhe hafijet e tyre. Ky eshte realiteti lakuriq,te tjerat jane alibira per t’i
hedhur hi syve shqiptareve dhe nderkombetareve. Rruga
qe ka zgjedhur opozita mafioze shqiptare per te zhbere
Reformen ne Drejtesi jane protestat e dhuneshme deri te
perdorimi i bombave”molotov” qe praktikisht jane arme
lufte.Ndersa si “SCAPEGOAT” kane zgjedhur dora vete,
Edi Ramen dhe kjo jo paqellim qe me rrezimin e kryemi-
nistrit Rama nga pushteti i gjithe “mallkimi” dhe “denimi”
te bjere mbi te duke perjashtuar nderkombetaret: SHBA
dhe BE-n sepse me ta nuk e hane dot per shume aresye
ekonomike dhe ekonomike megjithese jo rralke here edhe Amerika e BE-ja ka qene “target” i individeve te ve-
cante te sulmeve ndaj ketyre dy akeateve. Berisha ze vendin e pare,Meta te dytin dhe Titi Vasilin te tretin ne
sulmet kunder Amerikes dhe Europes se Bashkuar.Refu-
zimi i vizave nga pala amerikane e Berishes dhe Vasilit i
ka bere keta brigante te humbin cdo lloj gjykimi e logjike
dhe te hidhen ne nje sulm te papare deri me sot kunder
aleateve tane strategjithe duke u hedhur hapur ne prehe-
rin Serbo-Rus. Jo me larg se dy jave me pare ne nje kon-
cert ofruar ne sallen e teatrit te Kishes Ortodokse shqip-
tare ne kryqytet nga nje asambel rus, ambasadori i ketij
vendi e mbylli fjalimin e tij me fjalet : “Te ringjallim miqe-
sine e vjeter Ruso-Shqiotare”! Ndersa kryetari i ansamblit
rus ne fjalen e tij tha: ” Asambli yne ka vizituar 160 vende
te botes por po ju them sinqerisht se ngrohtesine qe kemi
ndjere te populli shqiptar nuk e kemi ndjere ne asnje vend te botes” ! A nuk ju duken domethenese,sinjifikative
keto fjale te dy figurave petdaqesuese te shtetit rus ?! Ne
kete kontekst duhen pare te gjitha levizjet dhe aksionet
e opozites shqiotare sot. Jo me kot eshte paralajmeruar
se Rusia po perpiqet me te gjitha format dhe mjetet te
depertoje ne Ballkanin e sitem. Ajo kurre nuk e ka harruar
dhe enderron ne rigjallerimin e Traktatit te Shen Stefanit,
per daljen e saj ne ujrat e ngrohta te Adriatikut,pasi ne nje menyre apo tjeter po shijon reren e nxehte te vende-
ve arabe dhe Cernakalane e Erdoganit. Ariu Rus eshte
zgjuar zoterinj dhe nese Europa Plake nuk merr masa sot
zor do ta kete ne ardhmen jo te larget te perballoje Rusi-
ne e Putinit.Rubinetat e Gaspromit jane ne duart e Ariut
Rus,zoterinj perendimore dhe cdo neglixhence sot do te
kete pasoja katastrofale neser. Vendet e Ballkanit,Shqi-
peria, mbi te gjitha nuk duhet marre lehtazi nga perendi-
moret duke patur parasysh faktin se vend me proameri-
kan e properendimor nuk mund te gjesh ne Ballkan. Sado
te perpiqet ta beje per vete perendimi Serbine nuk do ta
kete kurre aleat: Ajo kerkon vetem Euron e Perendimit por zemren dhe shpirtin e ka te Putini I Rusise.Ndersa
Shqiperine e ka nje mburoje te sigurte nga depertimi rus
.ne Ballkan,pavaresisht forcave pro-ruse qe jane shfaqur
aktualisht ne Shqiperi,ati nuk do te kene fuqi te ndryshoj-
ne rrjedhen e historise sepse numerikisht jane te pakta dhe nga ana tjeter ne rastin konkret ato perbejne thjeshte
nje sfide per te kercenuar Perendimin dhe SHBA per inte-
resat e veta: shpetimin nga sistemi i Drejtesise. Perfaqe-
.suesit e ketyre forcave mafioze kerkojne siguri qe te mos
preken pasurite e tyre dhe te mos ndeshkohen nga Drej-
tesia e Re qe po vendoset ne Shqiperi. Duan garanci dhe
prandaj bejne gjithe kete zallamahi duke u ngritur cdo jave ne protesta: Mirpo Perendimi ka parimet e veta . Ajo
jep garanci por vetem sipas ligjit. Pikerisht kete nuk do kupola mafioze me ne krye binomin: Berisha – Meta. Kjo
u pa dhe u vertetua sot kur ky president mafioz,i zhytur
ne korrupsion e krime me vendim presidencial abrogoi
diten e votimeve te 30 Qershorit qe vete e shpalli muaj me pare. Kjo tregon gjithe kalbesine dhe shkallen me
permasa marramendese te korrupsionit qe sundon ne
kupolen politike shqiptare. Shtyrja e votimeve per ne “Ka-
lendat Greke” me “marreveshje e dakordesim midis pa-
leve” qe do te thote praktikisht nul behet me qellim per te
patur kohe per skenare te tjera me djallezore me qellim
zhberjen e SPAK-ut dhe BHK-s. Por kot e kane. SHBA dhe BE-ja nuk do ta lene ne mes te rruges Reformen ne
Drejtesi per hir te nje grupi mafioz dhe te lene ne rruge
deshiren e 96 perqind te shqiptareve per kete Reforme qe ka afro 30 vjet qe po e pret.,,..,,.!
SHBA dhe BE-ja nuk do ta lene ne mes te rruges Reformen ne Drejtesi per hir te nje grupi mafioz dhe te lene ne rruge deshiren e 96 perqind te shqiptareve per kete Reforme qe ka afro 30 vjet qe po e pret.,,..,,.!
Gjithe Shqipetaret e Shqiperise e kane kete koncept, kujtojne se sa lind dielli gjithe bota e ka mendjen ke Shqiperia ! Meqe ra fjala, USA 99.99% e Amerikaneve as qe e dine dhe nuk e kane idene ku bie Shqiperia ne harte,Me i zgjuari prej tyre te thote :
– Are you Russian ?
O njerez, mos prisni nga te tjeret te rregullojne shtepine tuaj,duhet ti dilni vete per zot..Shqiperia eshte vend i vogel i pa llogaritshem nga shtetet e medha.Zvicren e ndertoj populli, zviceranet. Reforma ne drejtesi fillon me reformen e udheheqjes,vetingu nuk fillon nga poshte fillon nga liderat,ata jane te gjithe te korruptuar.Ata qe zgjidhni ju ata nef bota politike me ata merret vesh sepse ata ju perfaqesojne.
Jo ky eshte komenti i macallistairit, keshilltarit te Rames pra artikel nul et non avenu!
Shenim: ndjese per disa gabime orthografike, te bere nga
shpejtesia ……..!
Tirana duhet te shpallet Republike e Pavarur dhe neshtetas te saj duhet te jene vetem ata qe kane lindur ne Tirane.
Nuk ka pse Tirana te merret me horrlliqet e katnareve.
aman zoteri mos shkruaj me!! na mjafton ky çarçafi dopio qe ke shkruar !!
Edhe ti alphade nuk the asnje fjale per Ramen dhe qeverisjen e tij por na i bere te shenjte.
O gazeta prestigjoze “The Guardian”:
KRYEMINISTRI EDI RAMA E KA BABANE KRIMINEL, KILLER, VRASTAR TE ENVERIT, KRISTAQ RAMA KA FIRMOSUR VARJEN NE LITAR TE HAVZI NELES, POET DHE DISIDENT ANTIKOMUNIST DHE KY KRIM MAKABER CNJEREZOR KA NDODHUR NE VITIN 1988 PER T’I DHENE MESIM POPULLIT QE TE MOS NGRIHEJ NE REVOLTA PER TE REZUAR REGJIMIN SATRAP KOMUNIST, SI NE ASNJE VEND TJETER TE BOTES DEMOKRATIKE,
dhe:
Kjo e dallon Shqypnine nga vendet e tjera te rajonit apo nga vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore, me tregoni nje Kryeminister ne Bote pervec Kimit te Korese se Veriut qe ta kete patur babane kriminel gjakatar te Diktatorit Komunist apo Fashist dhe pastaj vazhdoni sa te doni me llogjet editoriale per Shqypnine enveriste te Edvin Droges qe eshte bere nje kopje e denje e Enver Hoxhes dhe qe po falimenton ekonomine dhe po renon shtetin njesoj si Enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes,
prandaj:
PA U LARGUAR EDI RAMA SHQYPNIA NUK MUND TE BEHET PJESE E BOTES DEMOKRATIKE
Tori: do te kete shume kohe qe shqiptaret te merren me
Ramen,por pasi te perfundoje e gjithe Reforma ne Drejte-
si dhe ne politike. Edhe si e gjithe kupola politike: do te
kaloje ne siten e SPAK-ut dhe BHK-s . Amerika dhe Eu-
ropa nuk do te kurseje asnje politikan shqiptar. Kete mos
e harro por per momentin aktual rrezik destabilizimi ne
Shqiperi eshte pikerisht mafia e Sali Berishes dhe Ilir Metes qe po e con vendin ashtu si ne 97-ten,ne kaos e
anarki megjithese kushtet aktuale te Shqiperise nuk ngjajne fare me ato te 97-tes. Endrra e binomit Berisha-
Meta eshte donkishotiane qe “Boten mbrapsht desh ta
kthente dhe me ushte ta mberthente” ! Bota ecen gjithe-
mone perpara ne te ardhmen dhe cdo sekond i kohes qe
kalon quhet “histori” dhe historine e shkruajne historianet
dhe jo politikanet. Vetem tek ne historine e bejne politika-
net dhe cfare politikanesh,pikerish mediokrit, hajnat,ma-
fiozet,gangsteret,horrat e cdo ngjyre.
Prandaj te gjithe ata qe mendojne se bota politike shqip-
tare eshte e ndare ne “Engjej dhe Djaj” e kane fund e krye gabim,vetem fanatiket ekstremiste majtas dhe djath-
tas i ndajne keshtu: disa “Engjej”, te tjeret “Djaj” …Tung…