Muajt e parë të vitit 2019 shënojnë një rritje të numrit të azilkërkuesve në Bashkimin Europian. Mijëra qytetarë nga Venezuela, Kolumbia por edhe nga Shqipëria kanë kërkuar azil në BE.
Numri i azilkërkuesve të rinj në Bashkimin Europian është rritur ndjeshëm në muajt e parë të vitit 2019, shkruan agjencia e lajmeve Dpa. Sistemi paralajmërues i BE që jep të dhënat për katër muajt e parë të këtij viti, shënon, se në këtë hapësirë kohore janë regjistruar 206.500 kërkesa për azil, krahasuar me 179.000 në të njëjtën kohë vitin e kaluar. Të dhënat i ka publikuar autoriteti europian i azilit, EASO.
Shqipëria pas Venezuelës dhe Kolumbisë
Në të njëjtën kohë është rritur numri i kërkesave për azil nga shtete, qytetarët e të cilave hyjnë në zonën Shengen pa vizë. Mes tyre Venezuela, Kolumbia, Shqipëria dhe Gjeorgjia. Venezuela e goditur rëndë nga kriza ekonomike renditej në mars pas Sirisë dhe para Afganistanit ndër vendet kryesore nga vijnë azilkërkues që kërkojnë ndihmë.
e.t./dita

Nuk ja vlen por prape po komentoj! A e di Dita se sa njerez nga e gjithe bota kerkojne azil per shume arsye! Jeni bere shume te shpelare ,turp! Kujt i sherben Gazeta Dita?
Si perqindje mbi popullsine, azilantet shqipetar ja kalojne edhe Sirise qe ka afro 10 vite ne lufte.
Rrofte partia, rrofte shoku edver.
Nga fitorja ne fitorje.