Veliaj: Hapësirën e zaptuar te Selvia, ia kthejmë komunitetit

J L

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje si lloto dhe bingo, si dhe çlirimit të bustit të heroit “Vojo Kushi” ka nisur puna për rehabilitimin e gjithë zonës tek Selvia.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Teksa publikon foto nga projekti i transformimit të zonës, Veliaj thotë se falë këtij investimi, e gjithë kjo hapësirë në kryeqytet do t’i kthehet komunitetit.

Përpos çlirimit të bustit të “Vojo Kushit”, për të gjithë banorët e zonës nuk do të mungojë gjelbërimi, dhe hapësirat çlodhëse.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *