Në grupin F, Spanja ka qenë spektakolare pasi ka mposhtur në “Santiago Bernabeu” 3-0 Suedinë duke kryesuar me pikë të plota grupin F.
Pas 4 ndeshjesh, Spanja rezulton me 12 pikë , duke e parë Europianin edhe më pranë.
Golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë nga Ramos e Morata me penallti dhe Oyarzabal. Rumania dhe Norvegjia po ashtu fituan ndeshjet e djeshme.
Pas 4 ndeshjeve të para me pikë të plota është edhe Polonia në grupin G. Dje polakët mposhtën Izraelin 4-0 me golat e Piatek, Lewandowski, Grosicki dhe Kadzior. Po në grupin G Sllovenia mposhti Letoninë dhe Austria mundi 4-1 Maqedoninë e Veriut.
Ukraina kryeson grupin B me 10 pikë dhe dje mposhti 1-0 Luksemburgun ndërsa Serbia u rikthye tek fitorja duke mposhtur me 4-1 Lituaninë.
j.l./ dita

NCNC Marre nuk ju vjen juve te Gazetes Dita .. Asnje Lajm per Fitoren Historike te Kosoves po shkoni ktu e jepni lajme per Spanjen e Polonin…. TURP tju vije.