Ministria e Arsimit do zhbëjë emërimet gjatë muajve gusht e shtator

editor

Ministria e Arsimit do të zhbëjë të gjitha emërimet e mësuesve në shkolla gjatë muajve gusht dhe shtator. Deklaratën e ka dhënë dje para deputetëve në komisionin e Medias, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. “Vetëm në Elbasan, në 7 shkolla që janë kryer kontrolle, janë gjetur 32 mësues mbi normë. Është e papranueshme. Mësuesit duhet t’i kthehet dinjiteti dhe jo kushdo mund të jetë pjesë e radhëve të arsimtarëve. Ne do depolitizojmë shkollat dhe këtë premtim të bërë herët do ta mbajmë sa më shpejt”, ka deklaruar ministrja Lindita Nikolla. Ajo evidentoi se një ndër problematikat e hasura kanë qenë emërimet e bëra në arsim gjatë muajve të fundit. Sipas saj, “gjatë muajve gusht dhe shtator nëpër shkolla janë bërë emërime që nuk plotësojnë urdhrat e dalë. Ne do të kërkojmë zhbërjen e tyre”. “Vetëm për arsimin parauniversitar janë hartuar 20 urdhra”, shtoi ministrja, e cila bëri me dije se dikasteri që ajo drejton është në proces riverifikimi të të dhënave në terren për numrin e nxënësve. “Janë paraqitur një sërë ankesash nga mësuesit, ndërkohë që është hartuar paketa konkrete për kualifikimin e tyre”, tha Nikolla.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *