DASH: Po ndjekim zhvillimet politike dhe do vlerësojmë situatën

Bora Basholli

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit.

Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

Lidhur me gjendjen politike në Shqipëri, zëdhënësi tha se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i njejtë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë.

Partitë e opozitës, tha zëdhënësi, duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale.

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ndoshta shtypi duhet te na informoi se ku ka perfunduar grupi terrorist i 8 Qershorit.
    Eshte strehuar ne SHQUP?
    Tek Mona tek Gjiri i Lalezit?
    apo ne Vucidol?

  • Lexoni amerikanet para se te komentoni sipas qejfit. Para disa ditesh ambasadori italian Cutillo tha se protestat e opozites kane filluar te lexohen. Me perpara ai mbeshteste vetem qeverine.
    Sot DASH amerikan po mban shenim…por nuk flet me gjuhen e z. Palmer, te cilin e “korrektoi” edhe Zeri i Amerikes” duke mos transmetuar kercenimet e tij ndaj udheheqesve te opozites.
    Ne takimin me Mogherinin kjo e fundit nuk i buzeqeshte Rames si me pare, ndersa Rama ishte bere mavi ne fytyre.
    Komentet servile ne drejtim te tij nga njerez qe paguhen nga taksat e qytetareve nuk bejne me efekt.
    Ne zgjedhje ata kane vetem voten e tyre. Vetem kaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *