Basha: Zgjedhjet pa dekret presidenti dhe pa opozitën nuk janë zgjedhje

Edona Llukacaj

Mbledhja e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike  në lidhje me aksionin opozitar vazhdon.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se kreu i opozitës Lulzim Basha, mësohet të ketë deklaruar sërish se objektivi kryesor i PD-së dhe i opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Edi Rama, si mënyra e vetme për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Basha, gjithashtu, ka shtuar se do të ketë zgjedhje të parakohshme, por për të arritur deri aty do të ketë edhe pak rrugë.

“Ne ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit. Tashmë është e qartë që nuk do ketë zgjedhje lokale pa opozitën..- raportohet të jetë shprehur kreu i opozitës, duke theksuar se gjithçka ka ndodhur deri tani për frenimin e procesit zgjedhor kriminal një partiak, siaps tij, është meritë e drejtpërdrejtë e qëndresës së shqiptarëve të bashkuar, përtej bindjeve politike.

Basha ka përforcuar mesazhin kryesor të opozitës duke nënvizuar se “zgjedhjet pa dekret presidenti nuk janë zgjedhje dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk janë zgjedhje”.

Gjithashtu, bëhet me dije se kreu I PD-së u kërkoi anëtarëve të këshillit kombëtar të Partisë Demokratike që në këtë periudhë të rrisin angazhimin publik qytetar në nivelin më maksimal.

“Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe për të mos pranuar asnjë proces votimi fallco, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës”- tha Basha, i cili nënvizoi se javët në vazhdim janë përcaktuese për 10-15 vitet e ardhshme në poltikën shqiptare.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • Ku e ke gjetur,ne cilin ligj apo nen te kushtetutes zgjedhjet behen me opozite dhe maxhorance.Votimet behen nga populli per te zgjedhur maxhorancen qe drejton,dhe opoziten qe bashkepunon duke bere opozite.ligji per zgjedhjet dhe kushtetuta percaktojne qe ne zgjedhje marrin pjese te gjithe partite apo koalicionet qe deshirojne te marrin pjese ne proces zgjedhor dhe qe regjistrohen brenda afateve.pra nuk regjistrohen opozita dhe pozita,por partite politike qe gezojne sipas ligjit te drejta te barabarta.Votuesi qytetar zgjedh,ben zgjedhjen per te percaktuar se kush do jete ne drejtim,pra maxhorance dhe kush opozite.partite qe duan te sherbejne regjistrohen sipas ligjit.ata qe nuk duan mund te rrine pushim.zgjedhjet nuk behen sipas deshires se nje partie qe i del gjumi ne mesdite,kur regjistrimi eshte mbyllur ne mengjez..prandaj ,zoti teveqel adoleshent mos luani me termat zgjedhje me opozite dhe pa opozite.mos mashtroni njerezit.

  • Zgjedhjet “kriminale” me dt 30 Qershorme dakortesine e serbit Sali, i ka DEKRETUAR me nder Presidenti nga cepani Ilir Kryemadhi.
    Pjesmarrjen ne zgjedhje se kush parti merr pjese ne to nuk e vendos Presidenti, ajo eshte deshire e seciles Parti apo shoqate sic eshte SHQUP dhe Lesh e Li.
    Nuk e dime nga e nxorri kokekatriri Like Florrir qe zgjedhjet jane nje partiake?????
    Murizi, Hajdari e shume te tjere qe jane kunder Saliut, me detyri-percaktim si ne lojen me dom, jane anetare te PS.
    President koqe.
    Trim i madh eshte Ilir Kryemadhi, kete e di edhe Amerika, o nene o nene, cfare kerkon ky koqja, i uroj fatin e Norieges se Panamase qe nuk pyeste per “Imperializmin Amerikan”, apo “xhandarin nderkombetar”.
    Nuk e di ai qe Daj Sami te ben t’a fshish sumen me gjethe fiku, apo sic eshte mesuar Likja ne Cepan qe e fshinte me gure (zalle) lumi

  • Dekreti I Presidentit eshte nul ligjore,kushtetuese e kombetare.Opozita eshte vetem 1/3 qe nuk voton,Pjesa e 1/3 eshte ajo e rruges,dhunes e Protestes “kombetare”,praktikisht militanteve dileta.Dy pjeste e kesaj opozite,ajo ne Kuevnd dhe ajo e Bindjes demokr atike,realisht jane per zgjedhje dhwe marrin pjese ne zgjedhje.Ashtu edhe LSI,ajo vandal e Moniskes dhe Ilir Floririt nuk duan zgjedhje,por ata ne Kuvend dalin ne zgjedhje.Andaj oopzta actual,nuk eshte opozite e mirefillet,sepse eshte e ndare ne tre pjese.Nje pjese e saj mund te mos merr pjes ne zgjehdje,sepse e dine dhe e ka shijuar h umbjen e thellle mbi 51%.Ndersa tash eshte e sigurt per humbje mbi 55%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *