Video: “Çmendet” bankomati, klienti mbledh paratë

Bora Basholli

Një bankomat, i cili ndodhej në një stacion metroje në Londër i ka habitur të gjithë të pranishmit kur t’i nisi të nxjerrë para papushim.

Nga ky bankomat dilnin vetëm kartëmonedha me prerje 20 Paund. Forcat e sigurisë e rrethuan menjëherë zonën në mënyrë që njerëzit të mos afroheshin për të marrë paratë.

Klienti, i cili duket në videon që po bën xhiron e rrjetit shfaqet  mjaft i qetë teksa i shtyn paratë me këmbë duke i grumbulluar.

Poshtë bankomatit ai kishte vendosur një çantë për të mbledhur paratë.

Sipas kompanisë polake, e cila zotëronte bankomatin makineria nisi të lëshonte kartëmonedha pasi klienti kishte tërhequr një shumë të madhe parash.

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *