Tuneli i shembur në Rrugën e Arbrit nuk mund të riparohet

Edona Llukacaj

Tuneli i shembur i Murrizës në Rrugën e Arbrit nuk mund të riparohet dhe do të braktiset.

Këtë e pohoi për Exit.al një nga ekpertët që punon në ndërtimin e rrugës.

As Kryeministri, as Ministrja Belinda Balluku, as pronari i kompanise ndërtuese nuk i janë referuar shembjes dhe apo faktit se, tashmë, tuneli do të duhet të hapet në një gjurmë të re, pasi dëmtimi e ka bërë tubin e hapur të pariparueshëm.

Përtej kësaj kronike propagandistike, gjithçka mbehet sekret dhe gazetarët nuk lejohen as t’i afrohen kantjerit të ndërtimit.

Sipas të dhënave të Open Data Albania, kompania ka marrë në janar 2019 nga qeveria këstin e parë, prej mbi 2,1 miliardë lekë (mbi 20 milionë euro) vetëm pak muaj pas fillimit të punimeve, pasi ka deklaruar se ka kryer 25 për qind të punimeve ose mbi 8 miliardë lekë punime.

Kontrata përcakton se pagesat nga qeveria do të bëhen në 13 këste që paguhen çdo tre muaj. Deri në momentin e shembjes ishte përparuar rreth 600 metra thellësi nga ana e Tiranës, ndërkohë që sapo kishin filluar punimet nga ana tjetër—tuneli ndërtohet duke punuar në të dyja drejtimet për t’u takuar në mes.

Tuneli ishte planifikuar të kishte dy tuba, secili me gjatësi 3,2 kilometra, një kryesor për kalimin e trafikut dhe një tub i ngushtë paralel që do të përdoret vetëm në rast emergjencash.

Fillimisht, brenda tunelit ndodhi një rrëshqitje në mes të muajit maj në një gjatësi prej 15 metrash. Por duket se shembja ka vazhduar, e ndihmuar nga rreshjet e kohëve të fundit që kanë shtuar rrëshqitjen në një terren i cili kishte rezultuar më i rrëshqitshëm se sa ishte planifikuar.

Siç duket nga fotot e botuara tuneli është shembur deri në hyrje të tij. Burimi i Exit.al u shpreh se shkaku kryesor për shembjen ishte projekti i dobët inxhinjerik i dhe mungesa e njohurive dhe përvojës së ekipit të projektit në ndërtim tunelesh.

Këtë pohim e ka përforcuar edhe inxhinjeri gjeolog Prof. Dr. Bashkim Lleshi, i cili është prononcuar në lidhje me  Rrugën e Arbërit: Shembja nuk ka ndodhur për arsye gjeologo-teknike, por për moszbatim të teknikës së avancimit të tuneleve, ndoshta për përdorje mbi masën e duhur të lëndës eksplozive.

Ndërkohë, një nga inxhinjerët e projektit, Mark Pepkola kishte pohuar në prill 2019 se tuneli do të përfundonte gjashtë muaj para afatit, që duket një ngutje e pajustifikuar.

E gjithë kjo ngjarje nxjerr në pah faktin se koncesioni për ndërtimin e rrugës, që parashikon dy tunele dhe disa ura, iu dha një kompanie që nuk ka as kapacitetet teknike dhe as përvojën në vepra të tilla.

Për më tepër i gjithë procesi i kontraktimit ka qenë një proces i dyshimtë sikurse shpjegohet më poshtë. Kontrata mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe kompanisë Gjoka Konstruksion sha u nënshkrua në mars 2018 dhe punimet filluan në gusht 2018.

Kontrata 13 vjecare për “përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit” është e tipit Partneritet Publik Privat me kosto totale ndërtimi prej 33 miliardë lekësh (rreth 260 milionë euro) dhe rreth 7 miliardë të tjera koso mirëmbajtje.

Projekti përfshin përfundimin e rreth 15 kilometra rrugë të ndërtuara pjesërisht nga qeveria e mëparshme, projektimin dhe ndërtimin e rreth 26 kilometra rrugë të reja—përfshi tunelin 3,2 kilomtra të Qafës së Murrizit, dhe të 6 urave me gjatësi nën 400 metra secila—si dhe mirëmbajtjen e rrugës.

Ndërtimet duhet të kryehen brenda 44 muajsh, ndërsa mirëmbajtja do të bëhet për 111 muaj të tjerë. Sipas planifikimit fillestar, rruga do të hapej për trafikun në pranverën e vitit 2022. Edhe pse i trajtuar si kontratë PPP, investimi do të financohet i gjithë nga shteti, pa asnjë risk për kompaninë private.

Pagesa e qeverisë fillon, pas kryerjes së 25 për qind të punimeve të parashikuara, ose pas vitit të parë nëse janë realizuar të paktën 20 për qind e volumit të punimeve të parashikuara dhe pastaj do të bëhen pagesa të rregullta çdo tre muaj. Praktikisht, kompania private do të kryejë punime paraprake në vlerën e pak milionë eurove për të cilat do të paguhet vetëm pas pak muajsh, njësoj sikur ndërtimi të ishte bërë me një kontratë të thjeshtë prokurimi.

Madje, qeveria do të paguajë edhe interesin për kredinë që kompania do të marrë për financimin e investimit.

Kjo do të thotë se i vetmi element që ka një kosto për privatin është se duhet të përballojë fillimisht një pjesë të vogël të punimeve me financim të paguar nga ai vetë për t’u rimbursuar menjëherë nga qeveria.

Mbajtja e një tenderi në bazë të një propozimi të pakërkuar ishte gjithashtu e dyshimtë, pasi projekti për ndërtimin e rrugës ka qenë një projekt i hershëm i qeverisë dhe për këtë arsye nuk mund të bëhej me propozim të pakërkuar sikurse u bë.

Qeveria ra fillimisht dakord që rruga të ndërtohej nga kompania kineze China State Construction—kompania e treta më e madhe në botë në fushën e ndërtimit— me financim të qeverisë kineze. Por kompania kineze u tërhoq pasi qeveria shqiptare u përpoq t’i impononte asaj një sërë kushtesh të papranueshme për kompaninë që çuan jo vetëm në largimin e kompanisë, por edhe anullimin e financimit të qeverisë kineze për këtë projekt.

Pas kësaj, qeveria mori një propozim të pakërkuar nga firma Gjoka Konstruksion dhe mbi këtë bazë organizoi tenderin për koncesionin e rrugës, në të cilën Gjoka mori disa pikë bonus, por që qenë të panevojshme pasi dy kompanitë e tjera pjesëmarrëse nuk paraqitën ofertë financiare, duke e lënë Gjokën automatikisht fituese.

Është e paqartë se si u kalua nga një kontratë e tipit të pastër PPP, ku kompania do përdorte fondet e saj për ndërtimin e rrugës dhe do ta rimerrte financimin përmes vendosjes së tarifës së kalimit, në formulën e financimit totalisht nga qeveria të ndërtimit të rrugës.

Sido që të jetë, paaftësia e kompanisë duket se ka shkaktuar kosto shtesë të cilat tani mbetet të shihet se si do të përballohen, raporton Dita, duke iu referuar portalit.

e.ll./dita

Share This Article
26 Comments
  • Pash nderin mjaft me lajme negative. Amerikanet kane nje thenia: “Shit happens” (gabime ndodhin). Tuneli bie. Dhe do te rregullohet. Me shume para. Nuk ke ci ben. Rruga do te behet me cdo kosto. Kane rene 100 here rruget e Berishes dhe jane riparuar. Lereni ndertuesin shqiptar dhe qeverine tju bejne rrugen aq te kerkuar nga banoret lokale dhe e gjithe Shqiperia. Mjaft me ‘shit’ dhe balte. Mjaft me kerkimin e konsipracioneve dhe me vjedhjet. Jeni bere si ata skizofrenet e fiksuar qe cdokush do t’ju vjedhe. S’keni faj! Ju ka vjedhur deri ne palce dobici i Vicidolit dhe tani i fryni kosit se jeni djegur nga qulli i tij i felliqur. Rama eshte tjeter brume. Njeri i ndershem. Falenderojeni per gjithcka po ju ben. Ah, po, harrova! Ka sjelle eshtrat e Mithat Frasherit dhe kjo ju ben armik me Ramen. Late nam! I biri i Avdyl Frasherit, Mithati, qe ka bere aq shume per Shqiperine bashke me Naim dhe Sami Frasherin (vellezerit e tij) e meriton nje cope toke ne Shqiperi.

    • do i paguash ti keto kostot, apo varja..se ne shtet punon..Nuk jane rruget e Berishes apo Rames, jane tonat se i paguajme ne..A, po nuk harrova, thuaj kesaj ministres qe kur hyn ne galeri apo kantier ndertimi duhet te perdore PMP e te vere kasken..hajde ..

    • “Do ti bini kokes me grushte kur mos te keni Ramen”
      Do shuhej bota kur te na ikte enveri !
      Ca rrugesh pret te ndertojne keta horra, Harrove qe Rama Surrelin e ndertoj nga leket e”emigracionit” ? Take a walk nga Lalzi ta shofesh ku shkon “investimi” multi banjat e Mona plastikes,kalaja e pasha Berishes. Nga dalin rane nga qielli ? That is why “Shit happens” my friend

    • Po ik ore legen sufllaxhi. E paske marre rracionin e sufllaqes. Prandaj nuk behemi ne, jo nga politikanet, por nga qytetar si puna jote. Pis mut!

        • Po na i sillni zorret ne gryke , me kete fjalor tre piste qe perdorni , more zoti “Psss…” ! A nuk e kuptoni , qe permes komenteve , ne njohim njeri tjetrin dhe mesojme , duam apo urrejme njeri tjetrin ?! Kjo gjuhe i sherben tensionimit , nxitjes se urrejtjes e percarjeve midis shqiptareve dhe con uje ne mullirin e atyre , qe duan te na shohin , te hame njeri tjetrin !

    • Ti mos i.vetem kokes ,por mund ti biesh edhe bythes ……qe te mos iki Rama nenkuptoj !!!
      Ne fakt Rama nuk duhet te iki per nje tunel ,por nese e ke koken dhe bythen te dashuruar me Ramen edhe 100 tunele te shemben e qindea milion € te shpenzohen kot ,ti o i mjere prap te mosikja e Rames e ke koken dhe bythen,e jo te leket e popullit .
      Problemi eshte a po te kujtoher propaganda skizofrene socialiste kunder Rruges se Kombit ??
      A te kujtohet o i mjere se si ulerinin e blegerinin kafshet socialiste kur pati shembje tuneli i Kalimashit ??
      Sigurisht qe ste kujtohet. Ty o i mjere dhe shume te tjere te mjere u kujtohet vetem dita kur i shiten bythen Udheheqesit .
      Dhe shitjen e bythes ,Rilindja e ka Art.!!!

  • Normal qe tuneli do te shembej perderisa projekti eshte bere nga analfabete funksionale si Mark Pepkola.

  • Duhet te kesh punuar kur hapeshin tunelet me Pistoleta dore me kompresor.Jo nje inxhinjer,por nje teknik tunelesh e kupton kur shkembi eshte i therrmueshem,i rreshqitshem,dhe,shtuf,,granit.
    Shkoni ne Bulqize,Bater,Puke,,Kukes,,Merni teknike dhe inxhinjeret qe hapen tunelet e Fierzes dhe Komanit..
    Inxhinjeret tuaj nuk dine tabelen e shumzimit,i bejne llogarite me celular.Kompanite tuaja jane nga ato qe krijohen me urdhrin e peshkut si ajo kompania e sportelistit te spitalit.
    Ju dini vetem te vidhni.

    • Nuk e kane fajin inxhinieret o demo,vidhet or te keqen vellai,keta duan ta bejne tunelin ne shtuf,parate e hekurit
      betonit avullojne.

  • Pse u shemb tuneli ?? Kush eshte projektuesi ose inxhinieret e tunelit ??
    Te merret nje studio e huaj dhe te nxjerre konkluzionin se perse ndodhi shembja !!!
    Projekte apo punime te tilla, duhet ti realizoj nje kompani e huaj me pervoje.
    Ministrja e infrastruktures eshte pergjegjese kryesore dhe duhet te japi llogari se cfare ndodhi dhe se sa e vertete eshte ……

  • Ore nuk thoni shyqyr qe u ra tuneli se u dolen bajgat ne shesh?
    A e shikoni cfare behet. Formule e re per PPPte. Kompanine e investoka shteti, dhe interesat e kredise ja paguaka shteti..
    Jini ne vete apo jo. Kompania nuk ben as 20 % te punimeve dhe pjesen tjeter e paguan shteti.
    I paguan dhe interesat, dhe ne fund kompania do marri fitimet.
    Pse eshte larguar kompania kineze? A ka ndonje gazetar ta coje deri ne fund kete ceshtje?
    Duket qarte qe formula e vjedhjes eshte e tille qe fitimet e kompanise do ndahen me autoret e nenshkrimit te PPPse.
    Sepse kompania po thith buxhetin e shtetit pa patur kapital..dhe shqiptareve do ju duhet te paguajne kompanine tere jeten, duke m9s llogaritur ketu fitimin e drejteperdrejte nga kestet qe fillon paguan qeveria pas 25 %te volumit te punimeve. 20 %ne kete rast.
    Jane miliarda te paguara Gjokes dhe te ndara midis Ramutit, Ahmetes, Gjiknurit dhe Gjokes..kaq thjesht dhe hapur vidhet.
    Keto kurvat ramiste bejne si viktima se pp na e merr shtetin Berisha e po na ben namin. Po u zente tuneli brenda o qelbesira, me Berishen merremi vete.
    Ju shkoni te gjithe ne tunel, sic jeni nese keni aq frike nga Berisha. Ikni e mos u dukni me hajdute te ndyre.
    Basha vodhi rrugen e Kombit, keta po vjedhin te gjitha rruget e tjera.

  • Ju ekspertet e infrastructures qe po jepni kto mendime ,besoj keni ndertuar CA vepra ,tunele rruge e kshu me rradhe ,Tani duhet te jeni Duke punuar ne perendim besoj ,apo ndofta Jo se Po te jeni te punesuar nee kto zanate ,mund te kuptoni noj gje !! Nejse urrejtja ,cmira dhe budalleku e ben njeriun kshtu sic jeni ju. ( Sa per info kesaj Exit.al .Jane 6 tunele qe 5 kan mbaruar hapjen,2 kan mbaruar betonimin dhe kta te 5 sebashku Jane rreth 2 km ,kurse ura Jan 2 qe Jan te vetemet te ketij lloji ne Ballkan ! Plus 2 tjera te thjeshta nga 400 gjer 500 meter ,etjer ) nejse sa me shume inat ,cmire ,padije ,budallek keni juve ! Aq me shume punohet ne rrugen tone ,rrugen tone do na e mbarojne shpejt ! Tung

    • Hajdaro, mendim gjenial i dikujt qe nuk di te shkruaj as fjalet e klases se pare
      Jane eeeee, jo jan
      Keta dhe jo kta..
      Me nje cyrykllek te tille nuk mund te behesh ekspert i asgjeje te sakte e te ligjshme pervec vjedhjes dhe shembjes, njelloj sic eshte Rilindja sot

    • “Pesë a gjashtë pushtetarë, s’ngrenin dot një thes me kashtë, vate një kalimtar, zbrazeni t’a ngremë bashkë” (Perifrazim i një proverbi lab hyperbolë popullore)

  • Përgjegjës për këtë punë të hedhur poshtë, është hedhja poshtë e përvojës së jashtëzakonshme të paesonelit inxhiniero-teknik të projektimit dhe ndërtimit në gjeomjedisin të çfardo objekti me një fjalë goje që bashkë me komunizmin enverisr, përmbysën edhe përvojën time edhe për tunele me mentalitetin e vështrimit pak si shtrembër me mentalitetin e largimit nga vëndet borgjezo revizioniste edhe prej specialisëve të diplomuar në ato vende, Politika me parrullën “Poshtë Komunizmi”, hodhi posht më parë përvojën time dhe diturinë timedhe metodën rrigorozisht si normë teknike për studimin e gjeotruallit të ndërtimit të objekteve të projektuara, sesa metodën bolshevike të administrimit burokratik të etiketuar “KOMUNIZEM” për të shkelur me të dy këmbët gjithshka që puna mbarëpopullore kishte arritur për gati gjysëm shekulli përkushtim, arritje e jashtëzakonashme, që, skishte asgjë të përbashkët me terrorin e Luftës së Klasave staliniste të zbatuar nga KLIKA ndruese e ENVER HOXHES, .

  • Klika e paqëndrueshme e Tij që nga Koçi Xoxe deri tek Mehmet Shehu, nuk ishte kundër punës së kualifikimit të lartë dhe prodhimtarisë cilësore, pavarsisht sundimit të Tij burokratik me refrenin bolsevi të “Armikut brenda popullit dhe rreth Tij”, që sigurisht nuk eçoi Shqipërinë në destinacion, pikërisht prej këtij refreni injorant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *