Një sulm me bombë në veri të Afganistanit ka vrarë gjashtë persona të së njëjtës familje. Katër nga viktimat janë fëmijë.
Bomba ka shpërthyer teksa pjesëtarët e familjes po udhëtonin me automjetin e tyre, në anë të rrugës që ata përdorën.
Ndonëse deri më tani sulmi nuk është marrë përsipër nga ndonjë grup, mendohet se autorët e tij janë grupet talibane, pasi aksi rrogor përdorej kryesisht dhe shumë shpesh nga forcat afgane të sigurisë.
Kjo i bën autoritet të besojnë se viktimat e shpërthimit nuk janë objektivi i tij por janë viktima aksidentale. Është kështu se si afganët vazhdojnë të mbajnë mbi shpinë terrorin e krizës së dhunshme në vendin e tyre, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita
