Mishi i kuq apo i bardhë për një ushqyerje të shëndetëshme?

redaktor

Një nga gabimet që bëhet zakonisht në dietën e shumicës së individëve është eliminimi i mishit të kuq duke e zëvendësuar me mishin e bardhë. Mishi i kuq duhet të konsumohet… në sasi të moderuar sepse është i pasur me kolesterol, ndoshta i alternuar me mishin e bardhë, i cili është më i varfër me yndyrna dhe tretet më lehtë.

Mishi i bardhë përmban më pak kalori dhe këshillohet sepse ju dobëson, por mishi i kuq duhet të konsumohet herë pas here,  sepse përmban disa substanca të cilat gjenden me shumicë dhe janë shumë të rëndësishme për disa funksione të organizmit si zinku, vitamina të grupit B, hekur si dhe është i pasur me antioksidant. Gjithashtu tek mishi i kuq janë të pranishme vitaminat dhe kriprat minerale.

Rreziku për shfaqjen e patologjive kardiovaskulare dhe tumorale ndodh nëse ekzagjerohet me sasinë. Disa  herë në javë mund të konsumosh mish të kuq, po pjesa tjetër e javës mund të zëvendësohet me mishin e bardhë ose me proteina bimore.

Mendohet se mishi i bardhë dhe peshku përmbajnë më pak yndyrna të saturuara sesa mishi i kuq dhe më tepër substanca fitimprurëse e kjo vlen edhe për bishtajoret, të cilat konsiderohen zvendësues shumë të mirë.

Pra, për një ushqyerje e rregullt për të reduktuar absorbimin e yndyrnave të saturuara dhe kolesterolit duhet të konsumoni një fetë mishi të kuq me madhësi sa pëllëmba e dorës, preferoni feta të holla në në nyrëtë tillë që të eliminohen yndyrant para gatimit. Rekomandohen gatimet në zgarë, në furre etj.

 

Share This Article
3 Comments
  • kot,per sport,se une e di,por ai qe e ka perkthyer a e di kush eshte mishi i kuq dhe kujt kafshe i perket?Psh,deri tek viçi 12 muajsh quhet mish i bardhe.Tjeter,sasia e mishit te kuq(berxolla demi deri 24 muaj)mire eshte te mos kaloje 500 gr ne jave.Mishi ndahet ne mish te bardhe(pula,rosa,kaposh deti,viç dhe derr,peshk),ne te kuq(Viç mbi 12 muaj deri ne 24),lope dhe mish kafshesh te egra(drer,derri eger,kaproll e lepuj te eger).Por kujdes,se edhe vegjetarianet(ata qe s’hane mish)rrojne shume dhe s’para semuren.

    • Ne mos gaboj kam lexuar qe rrezik per shendetin jane mishrat e procesuar – normalisht artikulli duhet te thoshte dicka me teper per gatimin apo perpunimin qe u bene industria.

      • Tigri,hahhahhahaaa,tigri,ti mos e ki hall se ti ha mish te fresket…ne savane.Mish i proçesuar quhen sallamrat&derivatet,por ne fakt mishi i kuq ka dhjame qe nuk tretet kollaj.Per gatimin te siguroj qe mishi i kuq,berxolla me nje fjale,nuk piqet shume,duhet te jete nje fill i papjekur brenda,qe te kete pak gjak.Hahet edhe pa pjekur fare(alla tartara)me ereza,eshte bombe me kalori.Por ne fshatin e madh qe quhet Tirane i djegin mishrat tejetej.Do vije koha te hahet siç duhet,se Edi(ai i gjati)eshte qejfli guzhine.Kurse viçi(mish i bardhe),derri,etj,keta absolutisht duhen pjekur mire e mire,te mos mbetet asnje fill i papjekur,se keta te shkaterrojne stomakun.Prandaj zakonisht behen me leng.Une per vete ne Shqiperi ha vetem byreke ne lokale,per te tjerat nuk i ze bese askujt,jane druvare, jo restoratore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *