Gjatë takimit elektoral në Lushnje, këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama sqaroi edhe njëherë arsyen se pse Partia Socialiste këmbëngul që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor.
Ai tha: “Çfarë problemi kam unë kur shumicën e kemi solide? Në pushtetin vendor ne kemi drejtimin e 75% të territorit. Po të ishte për mua do isha për një zgjidhje politike të menjëhershme. S’doni ju zgjedhje? Mirë kur të doni ju…Por pse këmbëngul unë? Të marr të gjitha bashkitë? Po të doja pushtet me një ngjyrë e kisha bërë edhe më parë. Por nëse lëmë 30 qershorin kemi lënë të ardhmen, kemi pranuar se: E para, zgjedhjet nuk janë më çështje e popullit, por pjesë e lojës së politikanëve, e dyta nesër çdo parti mund të thotë nuk i dua zgjedhjet”.
Gjatë fjalës së tij në Lushnje, Rama iu referua edhe deklaratës së Presidentit Meta se ishte informuar nga agjensi ligjzbatuese brenda e jashtë vendit se më 8 qershor mund të kishte akte dhunë në protestë.
“Thotë mora informacion nga shërbimet sekrete ligjzbatuese, jo mo jo, nga fallxhorja që i tregon filxhan, shiko se po të del një gjarpër që do bëhet në formë tete e po të ha. Ilir Meta thotë ka frikë nga konflikti civil se dhe ai përmend ‘97ën, po kush i ka humbur këtu paratë e gjakut dhe djersës? Askush. Në ‘97 humbi gjithë populli. Sot i fryjnë konfliktit ata që s’duan të humbin nesër”,- tha Rama.
Rama nuk vonoi të nënvizonte se në protestë kundër qeverisë së tij nuk janë shumë njerëz, por vetëm katër figura politike, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Teksa u shpreh i bindur për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, Rama shtoi: “ Pas 30 qershorit kokat e kuçedrës do hanë njëra-tjetrën”.
e.ll./dita

“po kush i ka humbur këtu paratë e gjakut dhe djersës? Askush. Në ‘97 humbi gjithë populli. ”
e kuptoni o popull sa te pacipe jane keta qe kemi ne koke sot? ky kujton se vetem si ne 97 duhet te humbin parate njerzit qe te ngrihen kundra ketij nese nuk eshte ashtu ky e ka ne rregull nese vjedh me koncesione autostradash, PPP’rash dhe ca te mundi dhe pastaj tua faturoje popullit si taxa progresive ku do i zhvasi ato lek dhe te me i varfri duke e futur ne burg ne vend qe te beje politikat e “socialistit” dhe ta ndihmoje e te taxoje ate mikun e vet qe i dha 2 km rruge per 40 milion euro dhe me dokumenta fallco e nuk e gjeti gjemb ne kembe as kete as gjiknurin e tij te famshem as ate biznesmenin . ja ky eshte shteti qe po vjedh jo si ne 97’ten por dhjetfishin e 97’tes poshte rrogozit. jepjani voten dhe do ja shihni hajrin se per dy vjetet e ardhshem nese nuk iken do e lere arken me keq se ate te greqise. dhe jo Gjerman sdo ket cti beje po Zoti vet te zbrese edhe 100 vjet te tjera kokposhte do iki ky shtet po vazhdoi keshtu. Nese nuk ngriheni tani dhe ti shporrni te gjithe keta horra si majtas e djathtas e te mos bejne karagjozin ne arena e tu marrin per leshko per hundesh me keto lloj deklaratash po te tregojne si qush e tek do forcohet shteti nga paraja si do sillen investitioret e huaj apo te vendit ne menyre te ndershme e te hapen fronte pune ne shqiperi. se jemi bere gazi botes. kemi marre vrapin nga ai vend ketu e 30 vjet e spo dime te ndalojme. eshte turp qe me ato pasuri dhe ate klase puntore te mos kete fabrika dhe puensim dinjitoz. duhet te ishin shqyer fabrikat amerikane , gjermane e te tjera te kishin dege aty pasi krahu i punes eshte i lire po nuk vijne nga keta horrat qe i presin te dera me lule dhe u kerkojne milionat per vete pa fillu puna. ja kjo eshte politika e ketij te gjatit atij floririt dhe kengetarit me nam. zgjidhni e merrni tani
na thuaj nje here se si vajti darka e fshehte me Liken.Po nese nuk behen zgjedhjet me 3o qershor,si do t’ia besh? Por ti zbythesh kollaj e nuk ke turp.sic ke bere ne shume raste.Mjafto te ruah oligarket,kulltukun dhe tarafin qe ke vene ne pushtet.Ti sa me shume tregohesh trim e i vendosur aq me shume je frikacak e terhiqesh.bashkepunimi i juaj i fshehte Like-Lul-Rama na moret ne qafe. E thoshte bukur Thana sot ne “dita
Jo jo , leme vetem tenderat …
NGA LUFTA CEC AI KARGOHET
KUSH ESHTE I LINDUR TRADHETOR!
KUSH ESHTE BURRE E NUK FRIGOHET
PO VDES PO VDES SI NJE DESHMOR!
DARKA E FSHEHTE APO DARKA E PA FSHEHTE !?
Kjo eshte ceshtja qe i shqeteson dhe problemi kryesor qe kane shqiptaret dhe Shqiperia !?
Apo tralala zura zura gale
Prisja cupe me dolí djale… apo
E lagu apo se lagu bishtin dhelpra kur ra ne lume!
Hajde llogje Kavaje me pallavra te Sakakut te te Marreve !DARKA E FSHEHTE APO DARKA E PA FSHEHTE !?
Kjo eshte ceshtja qe i shqeteson dhe problemi kryesor qe kane shqiptaret dhe Shqiperia !?
Apo tralala zura zura gale
Prisja cupe me dolí djale… apo
E lagu apo se lagu bishtin dhelpra kur ra ne lume!
Hajde llogje Kavaje me pallavra te Sakakut te te Marreve !