Erdogani pohon blerjen e S-400 dhe bëhet gati për të kërkuar llogari

Edona Llukacaj

Këtë të mërkurë, në një takim me anëtarët e partisë së tij, presidenti turk R.T. Erdogan  deklaroi se Ankaraja tashmë e ka blerë sistemin raketor S-400 rus, duke shtuar se sistemi i mbrojtjes ajrore do t’i dorëzohej Turqisë në korrik.

Kujtojmë se plani i Turqisë për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore ruse ka qenë shkak i tensionit brenda aleancës ushtarake të NATO-s.

Shtetet e Bashkuara dhe anëtarë të tjerë të NATO-s mendojnë se Rusia mund të përdorë sistemin S-400 në Turqi për të spiunuar avionët luftarakë të NATO-s.

Në mënyrë që të detyronte Ankaranë të hiqte dorë nga kjo marrëveshje, Uashingtoni pezulloi programin e përbashkët të ndërtimit të avionëve luftarakë F-35 dhe e kërcënoi Turqinë me sanksione të mëtejshme ekonomike.

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së në detyrë, Patrick Shanahan paralajmëroi se Turqia do të përjashtohej nga programi i ndërtimit të F-35, nëse nuk hiqte dorë nga planet për të blerë sistemin e mbrojtjes S-400 nga Rusia.

Por presidenti Erdogan tha të mërkurën se qeveria e tij do t’i kërkonte llogari kujtdo që e përjashtoi Turqinë nga programi F-35.

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Turqisë  edhe sistemin raketor amerikan Patriot, me një çmim të reduktuar. Turqia ka treguar interes për këtë sistem, por jo sa të heqë dorë nga kontrata me Rusinë.

Gjatë një vizite në Moskë në muajin prill, Erdogan deklaroi se Rusia dhe Turqia duhet “të forcojnë bashkëpunimin në sferën ushtarake-teknike”.

“Para së gjithave kjo nënkupton dorëzimin e sistemit raketore S-400”, tha Putin para se të sugjeronte se projekte të tjera ushtarake dypalëshe mund të pasojnë.

Megjithatë, Erdogan shpreson të bindë Uashingtonin që të mos e përjashtojë vendin e tij nga programi F-35 kur të takojë Presidentin e SHBA Donald Trump gjatë samitit G20 në Japoni më 28-29 qershor.

“Por më parë, ne do të dëshironim ta diskutonim këtë çështje me telefon dhe ta fillonim bisedën në gjendjen e mëparshme dhe jo në atë ku ndodhemi tani” u shpreh Erdogan në një fjalim televiziv.

Nga ana tjetër, Uashingtoni i ka dhënë Turqisë kohë deri në fund të korrikut për të braktisur marrëveshjen me Rusinë, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
4 Comments
  • Me sa kam lexuar turqia ka kerkuar sistemin amerikan patriot per vite me radhe por pa rezultat
    Shkaku… balancat me izraelin
    Besoj se amerika ka gabuar me turqine sepse ajo nuk i ka kurrfare borxhi amerikes si europa perendimore me luften e dyte
    Si rrjedhoje turqia ju drejtua konkurrences
    Ne rast konflikti midis izraelit dhe turqise izraeli do preferonte qe turqia te kishte sistemin patriot sesa s-400
    Pra nga mospranimi per ti dhene sistemin patriot turqise te… te japim sistemin patriot me ulje te medha eshte nje humbje imazhi per ameriken, pse u arrit ketu duhen pyetur kush e bojkotoi furnizimin me patriot turqise per vite me radhe

  • Kuq e zi
    llogjika nuk të mungon,vetëm se e ka vënë në krahun e gabuar!atë që të kym thënë si unë dhe të tjerë!!
    në krah të erdoganit!!
    është e drejta tënde të kesh mednimin tënd dhe ta shprehësh si do,por jo të përdosësh simbolin tonë me të kundërtën e tij!!të mbështesësh erdoganin!?
    është edhe sot kur nuk ka një agresion të hapur kundër shqipërisë nga ana e ekstremizmit të tij,një tradhëti!!
    erdogani është një diktator,por ajo që atë e rëndon më shumë është frymëzimi i tij ultra konservator fetar!!
    kjo e shton dyfish,ose më tepër,diktatin e tij!!
    një diktator përqëndrohet në vëndin e tij dhe nuk i prish punë,pak a shumë të tjerëve,një diktator me frymë fetare,ideollogjike bëhet një rrezik më i gjërë,një rrezik global!!
    këto lëvizje të trasha të erdoganit nuk janë gjë tjetër veçse një mundësi më e madh edhe më e shpejtë për shaktërrimin e tij!!
    fati i keq do të ndjekë dhe popullin turk që,në fakt,është shumica kundër tij!!
    unë shpresoj për popullin turk që erdogani të ketë një rënje sa më të butë,pavarsisht se populli do të humbë në të dy rastet!dhe kur rënja të jetë e furishme!!
    atë që mendon erdogani për lidhje jashtë zonës që ka qënë deri më sot,e ka tmerrësisht gabim!!mbështetësi i tij i sotëm,rusia,do ta lërë në baltë që në momentin e parë të vështirë!!nuk është hera e parë që rusia ka lënë në baltë “aleatët” e saj!përfytyro një leshko si erdogani dhe turqinë si një shtet që ka gati 300 vjet armiqësi,konkurencë me rusinë!
    llogaritë e erdoganit janë tmerrësisht të gabuara!!nuk po flas për një sistem mbrojtës raketor që nuk ka ndonjë vlerë të madhe,e pamë kur trampi paralajmëroi për bombardimin e fundit masiv që bëri në siri dhe rusët thanë se do të përgjigjen në rast sulmi!ai nuk ka asnjë vlerë para teknollogjisë amerikane!!për të tjerët nuk ka problem,por në përplasje me amerikën del bythëjashtë!!
    nga ana ekonomike një bllokadë e amerikës dhe e BE do të bënte që turqia të mos kishte mundësi që të kavërdisej as në dhjemin e vet!!vënde si rusia dhe kina nuk mund ta ndihmojnë turqinë në ngritje ekonomike!ata nuk kanë aspak mundësinë të blejnë mallra turke që për momentin janë shumë të shtrentë për to!!sa për anën teknollogjike kina është shumë shumë më lartë se turqia,çmime më të ulta që e bën turqinë të varur prej saj!!rusia në drejtime të ndrshme është gjithashtu shumë shumë më lart në teknollogji!!
    kështu që turqisë i duhet teknika euro amerikane por më shumë tregu i tyre!!treg që i sjell fitime kolosale,në krahasim me tregjet,pothuajse të paqëna,ruso kineze!!
    kjo të paktën për 15-20 vitet e ardhëshme!!më pas mund të ndryshojnë raportet,por erdo do ketë skuar në PS në atë kohë!!ai po humb gjithnjë e më tepër çdo 2 vjet!!
    herën e fundit humbi stambollin dhe herën tjetër do të duhet të nxjerrë ushtrinë për të anulluar zgjdhet e humbura që do të ketë!!
    ps:ti vetëm kuq e zinë nuk përfaqson!!ti përfaqson turk zinë or mik!

    • Anticensure pse fshihesh si mi .thjesht nje servil i rendomte si shumica e rraces tone
      Hajt na ………………. …….

      • edo
        na të kemi mo??
        e kujt jam tu i bo servilllëk??
        e aq më tepër me pseudonim???
        o telef,po të qe se i bëja servilllëk dikujt të paktën duhet të kisha lënë një shënjë identifikuese!!
        sa për servilllëkun e rracës ke të drejtë!!
        ti duhet të jesh i njohur dhe mësuar me të!!
        të paktën e ke emrin si identifikim!!
        amerika nuk paguan për servilllëk!
        erdo POPOPOPOPOPO!!
        ke shumë “fondacione bamirsie” të tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *