Erion Veliaj: PS-ja e zhvillimit, di t’i fitojë betejat

Edona Llukacaj

Gjatë fjalës së tij në festën e 28 vjetorit të themelimit të PS, Erion Veliaj tha se historia ka treguar se cila është forca që ka sjell më shumë progres vendit dhe cila përfaqëson dhunën.

Kryebashkiaku i Tiranës dhe njëherazi kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për një mandate të dytë, Erion Veliaj u shpreh:

“Kjo partia jonë, miqtë e mi të rinj ka pasur një moment ku vetëm dy vite pas themelimit të saj, kryetarin e kishte në burg. Nga ai që sot I bën çfarë të mundë Shqipërisë dhe ne ia respektojmë të drejtën e tij. Në vitin ‘93, kryetari  partisë sonë Fatos Nano ishte në burg, nuk ishte e  lehtë të ishe socialist në ato vite e megjithatë në vitin ‘94, ne ngadhnjyem ndaj referendumit të Sali Berishës. Ndonjëherë ne flasim vetëm të këqijat që ai apo ata i kanë bërë vendit; sot është koha të flasim për të mirat që PS i ka bërë vendit pas çdo sfide”.

Më pas Veliaj u fokusua në dhunën që u ushtrua ndaj deputetëve socialistët në vitin ‘96 nga policia e shtetit e cila pengonte çdo tubim demokratik, me fjalët:

“Në vitin ‘96, të ishe socialist nuk bëje dot një miting, në vitin ‘96 Policia e Shtetit jo vetëm që nuk lejonte në sheshin “Skënderbej”, por të çonte vetëm tek Fusha e Zezë e Ali Demit, ishte i vetmi vend ku mund të bëhej miting në një cep të Tiranës. Edhe aty valonte druri dhe huri. Kush mban mend nga ata që janë bashkëkohës, apo nga ju që jeni të rinj që mund t’i gjeni në internet fotot e Servet Pëllumbit, fotot e Erion Braçes, fotot e Blendi Gonxhes, fotot e shumë socialistëve të cilët tërhiqeshin zvarrë dhe ishte një moment ku ti ishe socialist ishte një akt jo vetëm patriotik por ishte një akt heroik”.

Teksa fushata modeste e tij për një mandat të dytë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës vazhdon, Veliaj nënvizoi se PS jo vetëm riktheu shpresën pas shkatërrimit të ‘97=ës, por rimëkëmbi shtetin, ekonominë dhe qytetet.

“Në ’96-ën Saliu thoshte që kjo është Zvicra jonë, në ’97 ishin po ata që vranë 4000 vetë prej po këtyre që sot duan të vrasin shpresën në Shqipëri. U rimëkëmb vetëm kur erdhi PS në krye të punëve të vendit, u rimëkëmb shteti, u rimëkëmb ekonomia, u rimëkëmbën qytetet tona. Miqtë e mi, librat e shenjtë thonë që nuk ka asgjë të re nën diell. Çdo gjë që ka ndodhur sot ka ndodhur edhe më parë. Nuk ka asgjë të re nën diell. Në vitin ’98, po këta që thonë mos shkoni në zgjedhje, i thoshin shqiptarëve mos e votoni Kushtetutën, falë asaj Kushtetute dhe shqiptarëve që dolën në votime, Shqipëria fitoi 21 vite stabilitet me PS-në, që në atë moment historik i tha shqiptarëve: Shqipëria mbi të gjitha”, tha ai.

Veliaj theksoi se ndryshe nga Saliu që dogji dy herë vendin, PS tregoi se di të transformojë qytetet në çdo cep të Shqipërisë me fjalët: “Saliu na dogji një herë, dy e tre, por në ’98 falë PS-së që bëri thirrje për ato votime, Shqipëria mbijetoi. Fazat e para të tranzicionit. Ne kemi thënë që PS nuk bën vetëm shtet, PS bën qytet. Kujtoni kohën kur PS me kryetar Bashkie Edi Ramën, fitoi Tiranën dhe filloi transformimin e saj. Në vitin 2000 takimet në Tiranë liheshin tek disko Krokodili, te LM-ja, identifikoheshin me kioska, me zaptime, ishin të tipit takohemi tek gropa e Hajdinit. Sot falë investimit të PS-së, kryetarit Edi Rama, 11 vite në Tiranë, u transformua realiteti. Sot themi do takohemi tek parku, tek këndi i lodrave. PS nuk bën vetëm shtet, por bën edhe qytet dhe transformon urbanist çdo cep të Shqipërisë”.

Veliaj vazhdoi të numërontë sukseset e PS-së në vite duke theksuar se Ps-ja nuk ka ikur nga asnjë betejë, duke ia dalë gjithmonë të jetë fituese.

“Në 2005 Rama fillon iniciativën e tij për të hapur PS-në, më vonë merr lidershipin e PS. Partia jonë u hap për njerëz si unë, për çuna dhe goca që nuk kishin lidhje, nuk njihnin deputetë, por falë asaj hapjeje partia jonë u bë më e madhe dhe u bashkua një talent i jashtëzakonshëm djemsh dhe vajzash që vazhdon dhe sot. Një parti e mirë, është si një familje e mirë, sa më e hapur aq më e madhe bëhet, aq më shumë energji, ide e dashamirësi mbledh nga komuniteti. Falë kësaj hapjeje të PS-së, edhe pse kaluam histori të jashtëzakonshme, mos e harroni Gërdecin, 21 janarin. Na ndodhën gjëra që nuk i ndodhin asnjë force në botë, e megjithatë vajtëm në zgjedhje, i mundëm dhe sot drejtojmë Shqipërinë. PS nuk ka ikur nga asnjë betejë, edhe para kallashit, drurit. Kujtoni ’98-ën me antitank i gjuhej qeverisë. PS fiton atje ku duhet, në kuti të votimit. Si përherë”, përfundoi Veliaj.

e.ll./dita

Share This Article
4 Comments
  • Erion Makiaveli thote:”, …mos e harroni Gërdecin, 21 janarin.”por nuk thote,se Qeveria e “rilindjes” nuk ka ngrituar akoma
    nje padi per keto tragjedi!Jo qe nuk ka ngritur padi,por ne te dy rastet ka mbrojtur vendimin zyrtare te Qeverise Berisha,
    kundra familjareve te viktimave te Gerdecit dhe te 21 Janarit,deri ne Strasburg,duke harxhuar miliona me angazhimin e
    avokateve te Shtetit!Ndersa gardistin e “grupit te zjarrit”, qe ishte pjesmarres ne vrasjen e personave ne protesten e 21
    Janarit,Agron Malajn,drogaxhiu e shpall si kandidat te PS-s per Bashkine e Matit! Pabesi dhe hipokrizi te tille nuk ka pare
    jo vetem historia shqiptare,por as ajo Botrore.

  • Partia u hape per ty qe shite fiq dhe u bere milionerU hape kur I thurje lavde sali berishes dhe I turreje me duart me boje te kuqe Fatos Nanos ti dhe Mjaft Loja jote dhe shume lojtare si tyQe jeni future ne politik nga dritarja po e benne shqiperine tok te djegur per rinine Mos I bej lavda PS se aty ka Mjaft Si ty qe vetem jeni aty per ta mjele ate.Simir Tahiri e thot me zemer edhe kemi gabuar por ata socialistet qe jane te vertet kurrrrr,per mua ai eshte limon I Edvinit kurse ti benjamini qe punon vetem qe te fusesh sa me shume uje neon rrogozin e PS ashtu si beje me Mjaftshqiperia eshte ne rrezik nga tipa si ti qe duke shitur fiq behen udheheqes legjendar,Mjaft duke qendruar nen hijen e fikut

  • Na or Erjon, po ti ha me njeri keto fiq?
    Hengre dhe ti pas bythes se Ramutit.
    U kruajte dhe me Fushen dhe me Astirin
    Pjese e Unazes dhe zaptimit te pronave rreth Teatrit je dhe ti. Plere e PPPve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *