Edhe sot unë punë nuk gjeta
Hajde mbaje mal-mërzinë
Krejt papritur nëpër xhepa
Ca të holla tringëllinë…
Tringëlliti shpirt i shkretë
Se një gotë xhani ma do
Ngaqë desha shtatë a tetë
Bleva një “Gervisht -fito!”
Dhe vërtet isha me fat
Më ranë lekë sa për tri gota
Por fati bëhet lugat
Kur të keqen ta bën koka
Bleva tjetër se lakmia
Ç’pret, më thosh, të erdhi dita!
Dhe i humba që të tria
Një gotë uji porosita.

shume e bukur vertet.E qelluar ne shenje.
Papunësia, shkaktarja e të gjitha mjerimeve ….
“GERVISH TI E FITON SALIU-XENI e ARGITA!!!!”